LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë/ Princesha e Japonisë nis jetën si “e zakonshme” në SHBA

22 Nëntor 2021, 19:08, Lifestyle CNA
Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë/ Princesha e

Princesha e Japonisë ka hequr dorë nga titulli i saj për t?u martuar me të dashurin e saj.

Ata mbërriten në NewYork ku do të nisin jetën si njerëz të zakonshëm.

Mako Komuro, babai i së cilës është trashëgimtar i fronit të perandorit japonez Naruhito, është larguar nga Tokio, disa javë pasi regjistroi martesën e saj me të fejuarin Kei Komuro, pa bankete madhështore martese apo celebrimet tipike që shihen me anëtarët e familjes mbretërore.

Ligji japonez kërkon që mbretërorët të heqin dorë nga titulli i tyre nëse martohen me dikë jashtë linjës mbretërore të gjakut.

Tashmë për dy 30-vjeçarët po bëhen paralelizma me martesën e princit britanik Harry e ish-aktores amerikane Meghan Markle, pasi dyshja japoneze ka përmendur si arsye të largimit ?trajtimin e tyre nga mediat vendase?.
Por ka një numër princeshash të njohura që kanë hequr dorë nga titulli i tyre për t?u martuar me burra të thjeshtë, edhe pse largimi i Mako është nga të paktët që ka shkaktuar zemërim të gjerë publik.

Çifti ishin njohur në universitet, dhe janë ndjekur vazhdimisht nga mediat e publiku që prej njoftimit të fejesës së tyre katër vjet më parë.

Martesa e tyre u shty disa herë prej datës fillestare të njoftimit në 2018 pas lajmeve skandaloze të mediave japoneze se mamaja e Komuro nuk kishte paguar një borxh ndaj ish-të fejuarit.

Doktorët e pallatit mbretëror thanë se lajmet skandaloze për të fejuarin kishin bërë që pricesha Mako të krijonte simptoma të stresit post-traumatik./ AferParty

Lajmet e fundit nga