LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?/ Nard Ndoka ‘parashikon’ dështimin e 4 të Bashës

7 Nëntor 2021, 15:03, Politikë CNA
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?/ Nard Ndoka

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka mendon se nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin tani, Rama do të fitonte bindshëm.

Në një intervistë për Dritare Tv, Ndoka tha se Basha u ka shpallur luftë të gjithëve, ndaj kjo përkthet në fitore për Ramën.

?Nuk ishte një vendim i thjeshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ishte një vendim i drejtë, sepse zgjedhjet lokale në 2019 ishte moniste, pa garë, ishin kushtet e një grushti shteti. Kësisoj e gjykoj se ishin zgjedhje antikushtetuese. Kjo ishte edhe një goditje për vetë Bashën, sepse gjithmonë është shprehur se ?zgjedhjet lokale i bëj kur të dua unë?. Është mirë që të kemi zgjedhjet lokale në kohën e tyre. Nëse zgjedhjet do të ,mbaheshin tani, Rama do të kishte një fitore spektakolare. Tani nuk kemi më një opozitë të bashkuar, Basha u ka shpallur luftë të gjithëve dhe kjo përkthehet në fitore të Ramës?, tha Ndoka./CNA.al

Lajmet e fundit nga