LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës/ “Është shpallur non grata nga SHBA, por mbështetet nga Rama”

7 Nëntor 2021, 11:47, Politikë CNA
Këlliçi i përgjigjet “flakë për

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur entuziast dhe ka vlerësuar Foltoren e Sali Beërishës, si hspresën e vetme për të shprehur fjalën e lirë dhe për t?i thënë të vërtetat në sy.

Gjatë fjalës së tij në Foltore, Këlliçi nuk nguroi t?i përgjigjej Bashës sa i takon sulmit të këtij të fundit.

Sipas deputetit, të heqësh paralele mes Berishës që rrëzoi komunizmin, dhe bashës që është peng i Ramës por edhe ky i shpallur non grata është absurde.

Nuk kam lënë, qytet, fshat, rrugë e pallat pa trokitur për të kërkuar votat për PD, për ta sjellë në qeveri.

Nëse në 2015 u zgjodha kryetar forumi në një nga proceset e rregullta. Nëse sot jam deputet jam falë jush. Për fat të mirë forumi rinor është pjesë e organizatave europiane. Jemi themeli i shtëpisë sonë në PD dhe sigurisht ju jeni pjesë e një forumi rinor që nuk e harron liderin e saj historik Sali Berishën.

Kushdo që tenton të vërë një shenjë barazie mes atij që ka rrëzuar komunizmin dhe atyre që janë shpallur non grata dhe janë krah Ramës e kanë shumë gabim. Unë nuk kam frikë të marr pjesë në një platformë si kjo. Nëse do kisha frikë të përballesh me ju do ishte një ccmenduri nga ana ime. Ju falenderoj përjetësisht“, tha Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga