LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Turpi ngelet i të Zotit të shtëpisë"/ I riu i FRPD mesazh Bashës dhe Berishës

7 Nëntor 2021, 12:35, Politikë CNA

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD, Besart Xhaferri, i pranishëm në Foltoren e ish-kryeministrit Berisha, me të rinjtë demokratë, ka qënë i ashpër në deklaratat e tij.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferri i ka drejtuar mesazhe të forta ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Berisha ka fajet e tij për gjendjen ku ndodhet sot PD, dhe se ?Foltorja? duhej të ishte nisur më parë.

Po ashtu ai numëroi dështimet e Lulzim Bashës, për të cilin tha se po tregon një fytyrë edhe më të errët se ai që është në pushtet, duke iu referuar kështu kryeministrit Rama.

Ai u ndal edhe tek deklaratat e Bashës, se ?zgjedhjet ia vodhën?, duke theksuar se ?Turpi i takon të zotit të shtëpisë?.

Fjala e plotë:

Doktor përshendetje. Jam Besart Xhaferri, sekretari i marrdhenieve me jashtë të FRPD.

Jam pjesë e Foltores jo prej rrethanave qe sollen nisjen e tyre, sepse mendoj që duhet të ishte bërë që në 2017 nga ju, ku unë dhe shumë të rinj, ndryshe nga heshtja juaj ishim pjesë e atyre Foltoreve që ndodhen atëherë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, Pra ka një konsistencë në qëndrimet tona si të rinj. Bëmë ribashkim me kryetarin e rikonfirmuar me një proces farsë ku nuk mora pjesë fare. E bëmë nga e keqja për të përballuar Edi Ramën.

Në 2021 humbëm prap, megjithëse u bashkuam të gjithë, dhe e nisëm garën akoma pa filluar 16-0 për PS. Tetë i dhuruam nga djegia e mandateve që sollen ndryshimim e Kodit Elektoral dhe tetë mandate nga dorëzimi total i pushtetit lokal. U vodh nuk u vodh, u ble nuk u ble, turpi ngelet i të Zotit të shtëpisë që ia vjedhin dhe blejnë përherë. Prisja një Foltore në Maj. Nuk ndodhi, hoqa dorë nga kjo parti.

I them këto sepse dua të sqaroj publikun që mbështetja për këtë Foltore nuk është se jemi berishist, por sepse më në fund diçka që duhet të ndodhte prej kohesh, më në fund ndodhi! Sepse nuk mund të bëjmë pakt prap nga e keqja për herë të dytë me një kryetar që dita dites tregon anën e tij mëtë errët se vete ai që është në pushtet sot.

Unë Doktor jam kthyer në 2013 nga studimet në perëndim, jo për të kërkuar vend pune apo administrate, siç bëjnë shumë sot që patjetër janë të mirë se ardhur, çdo bir dhe bij e Shqipërisë që do të kontribojë. U ktheva të ndërtoj jetën time këtu, të mos ndahem me prindërit e mi për së gjalli për një jetë më të mirë, të martohem, të bëhem me fëmijë dhe një ditë të pleqëroj në këtë vend. Ajo që vendosa të bëj politikisht, i takon rrugës më të vështirë; të futesha në një parti që i kishte ardhur koha të reformohej, dhe jo një partie në pushtet. Një partie që mirë keq, i takon trashëgimisë time familjare, por edhe i takon besimeve të mia për filozofinë ekonomike dhe perëndimore që përqasi 2005-2013.

Këtu filluan sfidat tona dhe përballja me pushtetin, bandat, gazin lotsjellës dhe sulmet ndaj familjes, biznesit dhe tq afërmeve të mi. Cadra prej 90 ditesh, përveç marrëveshjes së 17 majit arriti të heqi nga puna edhe një familjar të vetëm që kisha të punësuar në shtet, Xhaxhain tim, të shtonte kontrollet në  biznese familjare apo edhe të denigronte me call centerista figurën time. Në fund qershia mbi torte, emri im përdoret nga Kryetari për të mbushur liste deputetësh, pa miratimin tim. Patjetër që nuk u bëra pjesë e maskaradës dhe u tërhoqa ne heshtje për të mos dashur që të dëmtoj Partinë Demokratike mbi të gjitha.

Kalvari i sakrificave vazhdon, ku prej 5 vitesh drejtoj Departamentin e Marrdhënieve me jashtë të FRPD, dhe me lejo tiu them që ka qënë puna më e veshtirë e jetës time. Të mbrojë një parti për djegie mandatesh në parlament, duke arritur që dhe të merrje deklarata publike nga të rinjtë e partive popullore europiane që ti mbështeste ato, ka qënë një ferr i vërtetë. Por ia dolem, dhe ajo deklaratë ishte e vetmja që Lulzim Basha ka marrë mbështetje nga ndërkombëtarët për atë çështje. Kjo FRPD e plakur dhe pa mandat e bëri. Të mbrojë një parti që nuk futet në zgjedhje lokale pas disa muajsh, ishte një lodhje që na shkoi kot sepse kaloi çdo cak llogjike për të rinj kurajoz europian.

Megjithatë, nuk mund të mohoj kënaqesinë që anëtaresuam ne EDS forumin, pas një aplikimi që zgjaste dekada, të kishim ne momente kyçe të nevojave të PD politikan dhe kryetar organizatash më në zë të rinjsh në Tiranë, të cilët sot janë Europarlamentar apo deputet Bundestagu. Të gjitha këto doktor pa marrë asnë cent nga PD, por duke i financuar me paratë tona si Forum dhe falë KAS!

Pas 8 vitesh dhe gjithë këtyre ndodhive, ndihem jo i zhgënjyer, por i dërrmuar shpirtërisht që një i ri i shkolluar në perëndim, e çoi këtë parti 30 vjet mbrapa. E bëri shëmbëlltyren me te shemtuar te nje partie enveriste dhe klienteliste. Uzurpimi që po bën ndaj FRPD dhe LDG tani është akti i fundit. Megjithatë, doni të dini pyetjen time në kryesi të premten? Ishte: sa me ndalon mua ky akt i Lulzim Bashës për të qënë delegat ne kuvendin e 11 dhjetorit? Pasi mora përgjigje qe ishte 0 shans, nuk më interesoi më asgjë tjetër!

Kuvendi Kombëtar i Partiës Demokratike, kuvendi i shenjt i bashkimit tonë ideologjik, duhet të mblidhet sa herë ti dojë qejfi 25% të delegatëve! Çdo muaj, çdo vit e çdo herë që dikush çmendet! Nuk më interesoi akti i Lulzim Bashes për forumin, sepse pas 11 dhjetorit unë mbaroj detyren dhe misionin tim në këte mesele! Unë i jap zë një kuvendi që të debatoj dhe te votoj! Të votoj mendimet ndryshe dhe kushdo që të fitojë, të bashkojë partinë përsëri! Do jem i pari që do jap dorëheqjen, do bëj mea culpa dhe do punoj në heshtje për bashkimin e çdo anëtari me Lulzim Bashën nëse shumica në atë Kuvend vendos kështu! Por nuk mund të më detyroj kurrë Lulzim Basha që në kundershtim me statutin të më pengoj të drejtën time demokratike! Eshtë njesoj sikur Kryeministri ti pengoj parlamentit të drejten e hedhjes në votebesim te qeverisë së tij! Ajo quhej parlamenti i Republikes Popullore të Shqipërisë! Unë nuk do jem kurrë pjesë e një Partie nën këtë model!

Doktor, sic e hapa po e mbyll. Ju keni plot faje për këtë situatë dhe keni bërë mea culpa. Nuk e di sa na vlejnë këto mea culpa, por ajo që na vlen është që çdo pikë që ke diskutuar në Foltoret që ke bërë, të respektohet, mos të harrohet dhe mos të keqpërdorohemi përsëri! E them këtë sepse përveç një rrjedhje akoma më të madhe nga PD që mund të kesh nese i shkel, do rrezikosh të marresh non gratan e në të rinjve që jeten tonë do e ndërtojmë në këtë vend. Eshtë për të ardhur keq qe reformimi i partisë duhet të vinte nga ai qe i hapi rrugen të tjerve ta refermonin. Por kjo është tragjedi për ate që në 8 vjet dështoi me sukses, dhe jo per ju. Të gjitha ato që keni thënë i kemi mbajtur shënim dhe të jesh i sigurtë që do jemi aty t?ua kujtojmë edhe në të ardhmen.

Rroftë Rinia Shqiptare! Rroftë PD! Rroftë Shqipëria!/CNA.al

Lajmet e fundit nga