LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kthehet në “vendin e krimit”/ Mbron publikisht aferën e shekullit

7 Nëntor 2021, 10:36, Politikë CNA
Rama kthehet në “vendin e krimit”/ Mbron publikisht aferën

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin e pastrimit, nga Pylli i Sodës në Vlorë.

Nga atje, Rama ka paralajmëruar të gjithë kryebashkiakët se do të ketë ndjekje penale për çdo vendgrumbullim të paligjshëm të mbetjeve.

Por, gjithashtu Rama ka marrë në mbrojtje publikisht koncesionin e inceneratorëve, e cila është cilësuar edhe si afera e shekullit.

?Ministrja së bashku me të deleguarit, do të jenë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. I bëj thirrje të rrëzojnë buxhetin nëse nuk sjellin fonde të domosdoshme për pastrimin. Cdo bashki ka në dispozicion një pikë fundore për pastrimin e mbetjeve. Eshtë e patolerueshme që mbetjete të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, dhe fushat sanitare. Asnjë bashki nuk do lejohet që për justifikime, në vend që ti cojë në pikën fundore të krijojë pika të tjera të paligjshme. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët dhe bashkitë. Ka dhe një problem, është kollaj që duke hedhur plehrat, duke krijuar pika të paligjshme, jo si puna e kësa këtu, po flas për pika ku kamionët derdhin plehrat.

Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve qoftë edhe në landfillet apo inceneratorët siç i quani ju?, tha Rama.

Kujtojmë këtu se koncesioni i inceneratorëve është ndër më të akuzuarat në media, por edhe nga opozita.

CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbërtheje skemën e plotë të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, që fillon me 22 milion euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Po ashtu, CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive sesi pronarët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, janë përfshirë në ortakëri në kompani të tjera me drejtues dhe pronarë mediash.

Përtej pastrimit të pretenduar, janë pronarët e inceneratorëve që po përfitojnë nga shfrytëzimi i landfillëve, siç është rasti i Vlorës etj./CNA.al

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

Lajmet e fundit nga