
Berisha ironizon kandidatët e Ramës për “14 Majin”/ "U emëruan me dajak, e me hekura në duar"
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kand...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kand...
Komisioni Hetimor për 25 Prillin është mbledhur sërish ditën e sotme.
Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se se çdo anëtar i komisionit ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij.
Por, sipas deputetit të PS Toni Gogu, që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet.
Gogu i bëri thirrje Alibeajt që t?i kthehet logjikës së ligjit.
?Më 14 Tetor, me Vendimin Nr. 79, Kuvendi na delegoi pushtetin të hetojmë përdorimin e burimeve të administrates shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.
Na ngarkoi ne të 15 anëtarëve që t?a kryejmë këtë punë.
Na caktuan ne të dyve Zoti Alibej, Juve si Kryetar dhe mua si Zëvendëskryetar, që në zbatim të nenit 10 të ligjit për Komisionet Hetimore t?a drejtojmë veprimtarinë e tij në përputhje me atë ligj dhe me Rregulloren e Kuvendit.
Kanë kaluar 12 ditë dhe fatkeqësisht vendimi i Kuvendit nuk po gjen dot zbatim.
E ngjizët veprimtarinë e këtij Komisioni në shkelje flagrante të Ligji. Nisët, duke mos hedhur në votim rendin e ditës! E përshkallëzuat në refuzim për të zgjedhur nga rradhët e anëtarëve Sekretarin e Komisionit, reflektuar kjo si refuzim i zbatimit të nenit 10, pika 2 e Ligjit për Komisionet Hetimore. Dhe e kulminuat duke hartuar një rregullore, sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisioni, siç parashikon neni 24 i Ligjit për Komisionet Hetimore?, është shprehur Gogu.
Sipas Gogut, kërkesat për të hedhur në votim rendin e ditës, zgjedhjen e Sekretarit dhe hartimin dhe miratimin e Rregullores, tashmë janë mbuluar nga kapica e shkeljeve të bëra nga Kryetari i Komisionit, Enkeljed Alibeaj.
?Për të arritur në mbledhjen fundit, kur në mbledhjen e fundit ne, shumicës, na u mohua e drejta e votes, në Komisionin ku do hetojmë sesi është ushtruar kjo e drejtë nga qytetarët e këtij vendi!!
Na u nëpërkëmb e drejta që na jep neni 24 i Ligjit për Komisionet Hetimore. E drejta per tu bërë pjesë e hartimit dhe miratimit të rregullave të brendshme të Komisionit.
Sesi e besoni se mund të drejtoni një Komision, ku gëzoni pakicën, pa konsideruar fare as vullnetin dhe as votën e shumicës, vetëm ju e dini!
Sidoqoftë ne kemi durimin e mjaftueshëm qe sot të ripërsërisim për Ju kërkesën tonë që ti ktheheni logjikës së Ligjit?, ka deklaruar më tej Gogu.
Ky i fundit i ka bërë thirrje Alibejt, që të vendosë rregull dhe të mbledhin veten.
?Ju lutem Zoti Kryetar!
Mbidhni veten dhe vini rregull dhe rend në punimet e këtij Komisioni.
Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mundet që të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të rendit të ditës, siç e përcakton neni 38 i Rregullores së Kuvendit. Ky Komision nën drejtimin Tuaj ka detyrimin të administrojë siç duhet zbatimin e objektivit të katërfishtë brenda kohës së kufizuar që kemi në dispozicion.
Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mund të na pengoni që të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së Sekretarit të këtij komisioni, siç e përcakton neni 10 i Ligjit për Komisionet Hetimore. Vetëm kështu ky Komision do të mund t?i japë drejtim morisë së çështjeve administrative dhe teknike.
Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mund të na ndaloni të hartojmë dhe votojmë Rregulloren e Brendshme. Kemi propozuar amendamentet për Rregulloren e Brendshme, siç e përcakton neni 76 i Rregullores së Kuvendit. Ky Komision ka nevojë që të hartojë dhe miratojë me votim rregullat e nevojshme për funksionimin e tij, në përmbushje të objektivit, që Kuvendi i ka ngarkuar.
Në udhëkryqin ku e keni futur veprimtarinë e këtij Komisioni, nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni më në fund të drejtoni me maturi.
Nëse vërtetë duam që hetimi parlamentar i zgjedhjeve të 25 Prillit të bëhet realitet dhe jo shoë politik, nga ato që argëtojnë mbrëmjeve, nevojitet drejtim i matur.
Së pari dhe në sytë e të gjithëve, nevojitet drejtim i matur nga ju Kryetar.
Detyra e çmuar dhe fisnike e Kryetarit të këtij Komisioni jua kërkon që t?a drejtoni dhe moderoni mbledhjen në mënyrë të paanshme, duke u kujdesur edhe që koha në dispozicion të secilit anëtar të jetë e barabartë dhe synimi juaj i vetëm të jetë shterimi i rendit të ditës dhe mbarëvajtja e mbledhjeve.
Vetëm kështu, ju do të largoni çdo anshmëri dhe arbitraritet.
Së dyti, nevojitet qëndrim i matur nga ju kolegë të opozitës.
Objektivi i punës i këtij KomIsioni, është hetimi jo debati me ne për të na treguar në fillim atë që duhet të dalë ne fund!
Hetimi që kërkohet nga ne është një tërësi “veprimesh proceduriale, që ndërmerren nga ky komision, pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuza penale? (neni 2, pika 3 e Ligjit për Komisionet Hetimore). Vetëm duke hetuar mbështetur mbi prova do të mund të verifikojmë pretendimet e ngritura nga ju dhe shqetësimet e parashtuara nga partnerët e vëzhguesit ndërkombëtarë.
Së treti, nevojitet qëndrim i matur nga ne, kolegët e shumicës. Gjykata Kushtetuese na ka kornizuar detyrat e hetimit brenda kompetencave që përfshihen në përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit, pa hyrë në sferën e kompetencave të organeve të tjera.
Zoti Kryetar!
Te dashur kolegë të opozitës!
Duhet t?i japim drejtim situatës në të cilën ndodhemi, duke nderuar dhe respektuar njëri-tjetrin dhe Ligjin.
Nuk keni, nuk kemi, nuk ka rrugë tjetër!?, është shprehur Gogu./CNA.al
Platforma e re “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” ësh...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohej...
Nënkryetari i PD dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar, A...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situ...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për...
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, në një dalje...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetar...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar para pak kohë...
Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të deputetit demokr...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Fatbardh Kadilli ka komentu...
“Lulzim Basha është një kryetar jorezultative, do të shkatër...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selin...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në A Show, ...
Analisti Arjan Çani ka komentuar vendimin e DASH për shpallj...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka vijuar të ...
Bashkëqeverisja PS-PD duket se po jep shenjat e para. Partia...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar ...
Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpal...
Partia Demokratike duket se ka hyrë në një krizë të thellë. ...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të ...
Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasë...
Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një gar...
Një 49-vjeçar ka tentuar që të korruptojë efektivët e ...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sekto...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...