web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video+Foto-Hiqen blloqet e Irfan Hysenbelliut/ Çlirohet bregdeti i marrë peng

2022-08-18 09:41:00, Aktualitet CNA

Video+Foto-Hiqen blloqet e Irfan Hysenbelliut/ Çlirohet bregdeti i

Bregu i detit, tek Mali i Robit i devijuar dhe i bllokuar me blloqe betoni nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu do të marrë frymë lirisht.

Inspektoriati i ndërtimit ka zbritur sot në terren duke hequr blloqet e betonit dhe duke çliruar vijën bregdetare nga peng-marrja.

CNA.al ishte e vetmja media që e denoncoi këtë krim mjedisor prej vitesh disa herë radhazi, ndërkohë që të tjerët heshtnin.

Për këtë krim mjedisor kanë pasur në vijimësi ankesat dhe peticionet nga banorët e zonës, por vetëm sot, janë marrë masat për çlirimin e saj.

Ndërhyrja e IKMT-së, është tepër e vonuar, duhet të kishte ndodhur më përpara, pasi prej vitesh është marrë peng bregu i detit dhe zona ranore, që mund të ishte zhvilluar në një tjetër mënyrë./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga