web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas pushimeve/ Emigrantët rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë

2022-08-17 09:59:00, Aktualitet CNA

Pas pushimeve/ Emigrantët rikthehen në vendet ku jetojnë e

Pikat kufitare po përballen me fluks hyrjesh dhe daljesh në këtë periudhë.

Po sipas të dhënave të pikës kufitare të Kapshticës dhe asaj të Qafë Thanës, më shumë fluks ka në dalje, pasi emigrantët pas pushimeve po rikthehen ne vendet ku jetojnë dhe punojnë.

“Për datën 16 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 4025 shtetas dhe 1464 mjete dhe kanë dalë 5035 shtetas dhe 1847 mjete. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4937 shtetas dhe 1780 mjete dhe kanë dalë 4292 shtetas dhe 1538 mjete”, njofton Policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga