
Një sipërfaqe e konsiderueshme prone publike dhe private në zemër të Korçës, prej vitesh është në qendër të një konflikti të ashpër mes biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe qytetarit Altin Iljasi.
Çështja ka përfshirë bashkinë, policinë, prokurorinë dhe gjykatat, por prej 7 vitesh, sipas Altin Iljasit, asgjë nuk ka ndryshuar.
Sipas denoncimit të bërë për CNA, që nga viti 2018, Hysenbelliu ka zaptuar një sipërfaqe prej afro 1000 metrash katrorë pronë publike, pranë godinës së fabrikës “Birra Korça”, duke e vendosur në funksion të biznesit të tij. Por konflikti shkon edhe më tej.
Nga trualli prej 840 metrash katrorë që zotëron qytetari Altin Iljasi, biznesmeni dyshohet se ka zaptuar 60 metra katrorë, duke e përdorur si pjesë funksionale të lokalit dhe parkimit për klientët e tij.

Iljasi thotë se fillimisht Hysenbelliu i ka kërkuar ta blejë truallin e tij, por më pas marrëveshja mbeti vetëm në kuadër premtimi. Ai e cilëson këtë si një mashtrim për ta mbajtur çështjen nën kontroll dhe për të shmangur denoncimet ndaj tij për pushtimin e hapësirës publike.
Denoncimet e para janë bërë në vitin 2018 në polici, prokurori dhe Bashkinë e Korçës. Denoncimi më i fundit mban datën 9 shtator 2022, me numër protokolli 424, drejtuar Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Korçë.

Në dokument, Iljasi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme për lirimin e hapësirës publike dhe rikthimin e pronës private në posedimin e tij. Në vitin 2018, IKMT Korçë kishte marrë vendim për prishjen e një rrethimi të ndërtuar pa leje, vendim nr. 16, datë 22 tetor 2018, në emër të Andrea Nakos.
Por vendimi nuk u ekzekutua, pasi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi pezullimin e tij deri në shqyrtimin e plotë të çështjes. Aktualisht, dosja është në gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Ndërkohë, sipas denoncuesit, në zonën ku ndodhet prona e tij ka edhe 12 pronarë të tjerë trualli, por i vetmi që preket nga pushtimi është ai.
Ai shton se jo vetëm që nuk lejohet të shfrytëzojë pronën, por hapësira e tij përdoret nga klientët e “Birra Korça” për të parkuar automjetet, duke i shërbyer drejtpërdrejt biznesit të Hysenbelliut.

Altin Iljasi apelon publikisht që institucionet të ndërhyjnë për të ndalur abuzimin me pronën publike dhe private, dhe për t’i dhënë fund një praktike që e ka bllokuar prej vitesh të drejtën e tij ligjore mbi truallin./ CNA
Disa ndërtime që po kryhen së fundmi në zonën e Jalës po s...
Inceneratorët janë afera shekullore, gropa më e madhe e ko...
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgje...
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...