"Ne nuk jemi tradhtarët, jemi shpëtimtarët"/ Rama: Flamingot nuk e kanë rastësisht ngjyrën si PS
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e...

Inceneratorët janë afera shekullore, gropa më e madhe e korrupsionit në më shumë se tri dekada.
Një aferë që nis me Elbasanin, ku kemi një kazan me naftë që nuk funksionon, vijon me Fierin ku kemi një incenerator, i cili nuk ka përfunduar e si rrjedhojë nuk funksionon dhe përfundon në Tiranë ku dhe ka ndodhur korrupsioni më i madh, pasi janë paguar 128 milionë euro dhe inceneratori thjesht nuk ekziston, por ashtu siç e kemi raportuar është vetëm një gropë e madhe me plehra në prag katastrofe që nuk djeg plehrat, por “djeg” vetëm paratë e qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit.
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksion dhe përllogaritje ekspertësh që fillonte me një kontratë koncesionare prej 300 milionë eurosh për ndërtimin e një inceneratori, ku u paguan gati 60-70 milionë euro nga shteti shqiptar dhe vazhdojnë të paguhen ende nëpërmjet Bashkisë Tiranës për një incenerator që nuk ekziston dhe nuk u ndërtua kurrë.
Një kontratë skandaloze koncesionare, një aferë e pastër që vit pas viti tregoi se dy instrumente afër qeverisë si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto fshiheshin pas kompanisë “Integrated Energy” në Holandë, tashmë e quajtur “Geogenix”. Kjo është pjesa e parë, inceneratori.
Prej vitesh ka filluar një hetim, qindra-mijëra dokumente të çuara nga opozita, nga politika, nga mediat për një skemë korruptive ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, drejtorë, ish-drejtorë, një ish-ministër është pas hekurave dhe po vuan dënimin, po ashtu një ish-sekretar i Përgjithshëm ndodhet në burg i dënuar për aferën, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë në burg dhe nën hetim. Ende për aferën e inceneratorit të Tiranës nuk kemi një akuzë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për vepra të rënda penale, i cili është i implikuar në këtë aferë.
Erion Veliaj është njeriu që ka kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Këtë e keni në video, në të cilën mund të dëgjoni ku thotë se është ai që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërtojë një incenerator, të japë fonde për landfillin e Tiranës dhe pikërisht për një incenerator që nuk ekziston.
CNA ka publikuar një shkresë të Erion Veliajt në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, që i përket marsit të vitit 2017, drejtuar Alqi Bllakos në atë kohë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ku shprehet se është dakord me çmimin 29 euro/ton për mbetje.
Shkresa (KËTU)
-Erion Veliaj sabotoi në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandalshme funksionin e Njësisë së Zbatimit që do të kontrollonte gjithçka që ndodhte.
Veliaj firmosi shkresën duke shmangur Këshillin Bashkiak, pasi nuk mund të vendoste dot me qejfin e tij nëse do të ndërtohej apo jo inceneratori, ka detyrime ligjore pushteti vendor, janë të mirëpërcaktuara se si veprohet.
-CNA ka publikuar një tjetër dokument që implikon Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, që në fakt të çon në një aferë tjetër që është ajo e dherave.
Dokumenti firmoset nga drejtorët e Erion Veliajt dhe çon rreth 60 milionë euro në xhepat e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, të tjera para këto që paguhen nga biznesi, por në fakt u faturohen qytetarëve në kosto në blerjen e apartamenteve apo punimeve të ndryshme që zhvillohen.
Erioni në këtë rast nuk ka firmosur vetë, ka vënë vartësit e tij, të cilët kanë përdorur edhe vulën e Bashkisë së Tiranës.
Edhe në këtë dokument që na tregon se si i jepen 60 milionë euro kompanisë së inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston duke shfrytëzuar resurset shtetërore, kapacitetet e Bashkisë Tiranë, për të mbushur xhepat e një privati.
-Inaugurohet një kopsht, një shkollë në Tiranë, dhe Erion Veliaj shfaqet në foto me Giuseppe Ciaffaglione-n, administratorin e dytë të kompanisë.
Dalin mesazhet e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, të cilët habiten se nuk kanë dijeni që po inaugurohet shkolla, pasi Erioni e ka bërë sipas kokës së tij.
Fakti tjetër është që kompania e inceneratorëve vendos instalacione duke paguar bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën dhe artistë, të cilët në fakt nuk ekzistojnë më, janë zhdukur ashtu siç nuk ekziston dhe inceneratori.
Përveç Veliajt, ka lidhje që çojnë edhe Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës.
Ajola Xoxa asistonte kompaninë “MEG Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt në 2017, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.
CNA në prill të vitit 2024 publikoi një kontratë që lidhej me promovimin e një artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e veprës së tij “Bleta”, “Harabelin” e Ajola Xoxës.
Nga investigimi CNA zbuloi se fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës ishin vënë në dispozicion të “Harabelit” nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorëve.
Pra, të gjitha këto fakte që i kemi renditur më lart tregojnë vetëm një të vërtetë të madhe që të gjitha rrugët e inceneratorit që nuk ekziston të çojnë tek Erion Veliaj./ CNA
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgje...
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...