
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgjedhjet e 11 majit, Agron Malaj, ka dy dosje në SPAK për të cilat po hetohet intensivisht.
Megjithatë, ish-kryebashkiaku i Matit dhe ish-gardisti i 21 janarit, ka kryer dhe disa vepra të tjera penale.
CNA ka publikuar më herët dokumente se në vitin 1999, Agron Malaj së bashku me E. D. janë arrestuar për plagosje të lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Nga këto vepra penale, ish-gardisti është dënuar vetëm për një prej tyre, atë të armëmbajtjes pa leje.
Në vitin 1999 Agron Malaj dhe B.B. kishin debatuar për shkak të dëmtimit të një motoçiklete nga ana e ish-kryebashkiakut të Matit, në atë kohë 19 vjeç dhe shokut të tij, E. D. Referuar dokumenteve, Malaj dhe E. D. e kishin dëmshpërblyer B. B. për motoçikletën.
Në datën 29 mars të vitit 1999, këta tre persona janë takuar në një lokal dhe pasi kanë debatuar, ngjarja ka përfunduar në përdorimin e armës. Agron Malaj ka qëlluar në drejtim të B. B. me armë zjarri dhe si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur së bashku me A. Gj., i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.
Në vendimin e gjykatës thuhet se E. D., i cili shoqëronte Agron Malajn, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pa leje, që të mos kishte ndërveprim nga persona të tjerë. Të dy më pas janë larguar nga vendngjarja.
Megjithatë, Agron Malaj dhe shoku i tij, janë dënuar nga Gjykata e Matit vetëm për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe çështja për plagosje të lehtë me dashje është pushuar nga organi i akuzës. Shkak për pushimin e çështjes është bërë tërheqja e ankimimit nga personat e plagosur, B.B. dhe A. Gj.




Kështu trupi gjykues i Gjykatës së Matit, i kryesuar nga Artan Çupi dhe me anëtarë Murat Lleshi dhe Ali Koleci kanë vendosur dënimin me 10 muaj burg për kandidatin e zgjedhur të Partisë Socialiste, Agron Malaj për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Vuajtja e dënimit për Agron Malajn ka filluar nga momenti i dhënies së vendimit.
Për të njëjtën vepër penale, Gjykata e Matit ka dënuar dhe shokun e Malajt, E. D. me 4 muaj burg.
Por kandidati i zgjedhur i Partisë Socialiste dyshohet se është përfshirë edhe në disa vepra penale së bashku me vëllanë e tij Fatos Malaj dhe Elvin Tivarin.
Dyshohet se drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe vetë Agron Malaj nëpërmjet kompanisë “Global Security” dhe bizneseve të tjera, shkëmbenin tenderë me njëri-tjetrin, sa në Bashkinë e Tiranës, sa në atë të Matit.
CNA do të vazhdojë të publikojë të dhëna ekskluzive, të cilat do të zbërthejnë kompanitë e Agron Malajt./ CNA
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...