
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, ka dy dosje të rënda penale, për të cilat po hetohen intensivisht nga SPAK-u. Ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, gjithashtu rezulton se është dënuar në dy raste, një prej të cilave në vitin 1999 nga Gjykata e Matit.
Në vitin 1999, Agron Malaj, atë kohë 19 vjeç, së bashku me E. D., janë arrestuar për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Të plagosur kanë mbetur B. B. dhe A. GJ. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një grindjeje, Agron Malaj ka qëlluar në drejtim të shtetasit B. B. dhe A. Gj.
CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Matit, në vitin 1999, ku për Agron Malajn dhe E. D., prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, respektivisht me 10 dhe 4 muaj burg. Ndërsa sa i përket akuzës për plagosje me dashje, prokuroria kërkoi që Malaj dhe E. D. të shpallen të pafajshëm.




Në vendimin e gjykatës, të siguruar nga CNA, thuhet se i dëmtuari B. B. ka tërhequr ankimimin e bërë për plagosjen e tij nga Agron Malaj dhe E. D. Në këto kushte, prokuroria kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes ndaj Agron Malajt dhe E. D. për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje. Referuar këtyre arsyeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vendosi në vitin 1999 për Agron Malajn deklarimin fajtor për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe dënimin e tij me 10 muaj burg.
Gjithashtu vendosi dhe për E. D. dënimin për të njëjtën vepër penale me 4 muaj burg.
Megjithatë, këto vepra penale nuk rezultojnë të jenë të vetmet shkelje të Agron Malajt. Kandidati i zgjedhur i Partisë Socialiste dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale së bashku me vëllanë e tij Fatos Malaj dhe Elvin Tivarin.
Dyshohet se drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe vetë Agron Malaj nëpërmjet kompanisë “Global Security” dhe bizneseve të tjera, shkëmbenin tenderë me njëri-tjetrin, sa në Bashkinë e Tiranës, sa në atë të Matit.
CNA e paralajmëroi dhe dje se do të vazhdojë të publikojë të dhëna ekskluzive, të cilat do të zbërthejnë kompanitë e Agron Malajt dhe vëllait të tij, Fatos Malaj./ CNA
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të...
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...