"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë këtë të diel një deklaratë vijuese për shtyp lidhur me lirimin e godinave të “Fokus Media Neëws”.
Në deklaratën e sotme, të shoqëruar me një hartë treguese të regjistrimit, Ministria thekson dallimin mes dy kontratave dhe dy ambienteve të shumëpërfolura të çështjes.
Më tej, Ministria shton se palës i është njoftuar zyrtarisht edhe më herët se për shkak të detyrimeve të papaguara do të kryhet ndërprerja e kontratës.
Ministria bën me dije se po veprohet nën kujdes të plotë, teksa bëhet fjalë për një rast ku prona publike po përdoret padrejtësisht.
Deklaratë për Shtyp – Vijuese
Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:
1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.
2. Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.
3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike. Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.
MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.
MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve./CNA

Perëndimi i diellit në Lagunën e Nartës ofron një pamje un...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije pasditen e sotme se ...
E diela ka sjellë kaos në rrugët e Laçit dhe Lezhës. Lëviz...
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga...
Paraditen e sotme u raportua mbi shqetësimin për radhë kil...
Një shkrim i publikuar më datë 7 gusht në median ndërkombë...
Qyteti i Vlorës dhe Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipëri...
Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve nga Njësia Polic...
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë mon...
Ka një tabor mediash që ndihen të shqetësuara për shku...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, ...
Banorët e fshatit Zvezdë në njësinë administrative të Mali...
News 24 pa sinjal transmetimi. Godina e kompanisë medatike...
Vijon aksioni për shuarjen e zjarreve në bashkitë Finiq, D...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se u bë i mundur izolimi...
Gjykata e Dibrës ka vendosur të lirojë katër të arrestuari...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar...
Këtë të shtunë, në ujërat e territorit shqiptar ka mbërrit...
Media prestigjoze franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një a...
Vijon ndërhyrja në disa zona të bashkisë Finiq për shuarje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...