Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Një pallat pa leje, i pretenduar hotel me një leje zhvillimi të shkelur, me një leje të hequr, me pishina pa leje u shembën nga INUK-u.
Këto ishin në pronësi të Irfan Hysenbelliut, njeriut i cili pretendon se është Berlusconi i medias shqiptare, biznesmen, që së fundmi me daljen e tij publike na tha se nuk e kishte shkelur ligjin.

Në fakt, objekti u shemb. Qeveria deklaron se është ndërtim pa leje. Nga ana tjetër, Hysenbelliu është çuar në prokurori për evazion fiskal. Gjithashtu Drejtoria e Tatimeve ka deklaruar se ai ka borxhe me miliona euro si tatim-fitim i deklaruar, po Doganat kanë zbardhur gjoba qindra mijëra euro, e të tjera si këto.
Pra, përtej një pronari mediash, kemi një biznesmen me problematika me shtetin shqiptar, që qartazi tashmë është provuar se median e tij e ka përdorur për interesat krejtësisht klienteliste të biznesit të tij.

Pavarësisht se pretendon se sulmi ndaj tij është një sulm ndaj medias, kjo është totalisht e pavërtetë, pasi Irfan Hysenbelliu për rreth 8 vite ka mbajtur thjeshtë dhe vetëm ison e Partisë Socialiste dhe ka qenë një nga njerëzit që ka luftuar për koalicionin Meta-Rama për të rrëzuar Berishën, njeriu që ka mbajtur Ramën si mik të ngushtë, ashtu siç e artikuloi dhe vetë dje në daljen e tij mediatike.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një sulm ndaj medias, kemi të bëjmë me një zbatim të ligjit dhe pse dikush është mik dhe është pronar televizionesh.

Sot, pas zbatimit të ligjit në “Prestige Resort”, edhe “Top Channel” duket se i ka zbutur lajmet. Nuk është më “Top-i” aq agresiv, me ato lajmet aq të ashpra, diku edhe abuzive, diku edhe me të pavërteta, apo me gjysmë të vërteta. Është marrë gjoja me opozitarizëm, por thjeshtë dhe më të buta se ato më përpara.
Çfarë e ka trembur Lori Hoxhën dhe Vjollca Hoxhën sot?
Shembja e pallatit të Irfanit?
Ka ndonjë zbutje me qeverisë?

Pasi lufta e “Top Channel” me Ramën nuk është aspak e moralshme, ashtu sikundër është ajo e “News 24”. Janë krejtësisht klienteliste, kanë qenë në shërbim të qeverisë 24 orë në 24, i kanë mbajtur ison Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe ashtu si “News 24” dhe “Top Channel” këtej sulmon Ramën, në krahun tjetër i ngre lapidar kryebashkiakut të Tiranës.
Por mesa duket sot diçka ka ndryshuar, ka filluar të zbutet “Top”-i pas shembjes së “Prestige Resort”-it. Në fakt, nuk është zbutur Irfani, i cili ka vazhduar rrugën e tij, por mirë është që të vazhdojnë fort rrugën opozitare këto televizione sepse më në fund po zbulohet e vërteta e misionit të tyre, e cila aspak nuk është mision mediatik, por është mision i xhepit, interesave të tyre dhe bizneseve të tyre.
Deri ku do të shkojnë dhe sa të besueshëm do të jenë, tashmë shqiptarët e dinë, e kanë zbuluar dhe e kanë kuptuar kush është Irfani, kush është Vjollca dhe të tjerë pronarë të mëdhenj të mediave dhe televizioneve në Shqipëri, të cilët i shërbejnë paguesave e biznesit të tyre e jo misionit mediatik./ CNA.al
Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka thirrur ditën e sotme në in...
Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shkuar në Kuvend me...
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes ministre...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëhe...
Prokuroria e Kukësit ka njoftuar për një operacion të ...
Deputeti i Lulzim Bashës, Dashnor Sula, ka mbërritur n...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ësht...
Në seancën plenare të kësaj mbrëmjeje, deputetja e Par...
Shtetasi shqiptar Pajton Pergjergji, 28 vjeç, është ar...
Ka filluar “fshesa” dhe “furtuna” në Abc News pas ndry...
Irfan Hysenbelliu foli dje publikisht duke tentuar të ...
Gazetari Endri Xhafo ka bërë me dije se emisioni i tij...
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, është shprehu...
Tirana është përfshirë në parapërgatitje për Samitin BE-Ba...
Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës ...
Biznesmeni Mohamed Alabbar ka reaguar në lidhje me deklara...
Bashkimi Europian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga r...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...
Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nes...
Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...