LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxënëset e kolegjit turk, në protestë/ Reagon Rama: Ministria zbatoi ligjin

26 Shtator 2022, 10:55, Aktualitet CNA
Nxënëset e kolegjit turk, në protestë/ Reagon Rama:
Kryeministri Edi Rama

Nxënëset e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, të shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit, janë ringritur në protestë, ku po kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

Për këtë protestë ka reaguar pak minuta më parë kryeministriu edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan kreu i qeverisë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga