Zgjedhjet lokale/ Agron Duka: Jemi për një bashkim opozitar
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, i ka bërë thirrje f...

Mjeku logoped, Erges Eskiu, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar arrestimin e mjekut në spitalin e Traumës, si "show"-n e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës "Mehmet Akif Ersoy".
Sipas tij, shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.
Në përfundim, mjeku u bën thirrje kolegëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.
“Unë jam Erges Eskiu, mjek logoped. Dal sot në këtë deklaratë në mbrojtje të personelit mjekësor, të cilët po tentohet të denigrohen nga pushteti i Edi Ramës.
Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.
Mijëra studentë të mjekësisë, qindra mjekë me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.
Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë, e cila sipas Ramës, duhet t'u shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e 'Hipokratit'.
Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.
Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.
Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave, të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.
Arrestimi sa për t'i frikësuar shqiptarët, për t'i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.
Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.
Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri.
Është fare e thjeshtë për t'u kuptuar mesazhi i një tirani: 'Largohuni se nuk ju duam'.
Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.
Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës 'Mehmet Akif' me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.
Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen.
Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.
Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.
U bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.
Dhe siç thotë një shprehje:
- Detyra e parë e mjekut është politike: Lufta kundër sëmundjeve duhet të fillojë me një luftë kundër qeverisë së keqe. Njeriu do të shërohet plotësisht dhe përfundimisht vetëm nëse ai së pari çlirohet nga kjo qeveri e keqe", shprehet Erges Eskiu në deklaratën e tij./ CNA.al
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, i ka bërë thirrje f...
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet s...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur...
Në datën 19 shtator Prokuroria dhe institucione të tje...
Hakerat iranianë e sulmuan sistemin shqiptar tri herë ...
Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike q...
Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, ka reaguar dhe S...
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, ësh...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet ...
Rreth 600 mijë euro i ka paguar Fondi i Sigurimeve të Dety...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe In...
Ministria e Drejtësisë, pas interesimit të qytetatëve, ka ...
“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë ...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh në një i...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rikthehet son...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e PL-së, Il...
Avokati Sajmir Vishaj u shpreh në një intervistë në "Euron...
Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhd...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...