“Gledis Nano ishte në fushë të minuar"/ Prençi: Varej nga politika
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh në një i...

“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni e-maile të dyshimta”!
Rekomandime të tilla për shfrytëzuesit e internetit jep Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës, me qëllim të, siç thotë, mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
Sulmet e tilla nënkuptojnë përpjekjet e hakerëve për të fituar qasje të paligjshme në një kompjuter ose sistem kompjuterik, me qëllim të shkaktimit të dëmeve.
Trendi i tyre është në rritje, sidomos nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit. Raportohet se pushtimi në terren është përshkuar edhe me sulme të sofistikuara kibernetike.
Muajve të fundit, institucionet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë po ashtu caqe, ndërsa hakerët e lidhur me shërbimet ruse dhe me ato iraniane, janë fajësuar për disa prej sulmeve.
Ekspertët tërheqin vërejtjen se nuk janë vetëm qeveritë që duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet e sigurisë kibernetike. Sipas tyre, vetëdija duhet të rritet edhe tek individët, bizneset dhe veçanërisht te sektori i shëndetësisë.
Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se shfrytëzuesit e internetit duhet të jenë sidomos të kujdesshëm nga e-mailet e ashtuquajtura “Phishing” dhe “Spear phishing”.
Këto e-maile janë një lloj sulmi që hakerët e bëjnë me qëllim të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme, përfshirë: fjalëkalime, kartela bankash e të tjera.
Ato, zakonisht, vijnë në formën e një vegëze apo linku, i cili nëse klikohet, hakerëve u jep qasje në të dhëna.

“Vegëzat ‘phishing’ janë më të qarkullueshme në rrjetet sociale, si p.sh. me mbishkrimin: ‘Këto janë fotografitë tuaja’ apo ‘Shikoni, kjo është videoja juaj’. Kjo është forma që shfrytëzuesit e internetit i bën të kyçen [klikojnë] dhe aty infektohen dhe mund t’i humbasin të dhënat e tyre”, shpjegon Hoxhaj për Radion "Evropa e Lirë".
Ai thotë se përdoruesit e internetit mund të instalojnë programe që e bëjnë skanimin e vegëzave dhe verifikojnë nëse ato janë ‘phishing’ ose jo.
Hoxhaj, po ashtu, rekomandon që fjalëkalimet e e-maileve apo për qasje në uebfaqe të ndryshme, të bëhen sa më të komplikuara dhe, mundësisht, me verifikim edhe përmes numrit të telefonit.
Ai thotë se edhe trajnimet për vetëdijësim do të ishin të dobishme.
“Unë nuk e di as çfarë është sulmi kibernetik”, thotë Alketa, studente në Prishtinë.
“Nuk e di që kam marrë ndonjë email apo ndonjë link të dyshimtë. Nuk jam e informuar... Nuk e di se si do të veproja”, thotë ajo.
“Për sulmet kibernetike nuk paskam dëgjuar asnjëherë”, thotë Liridon Fetahu, 35 vjeç, nga Fushë Kosova.
Alban Bicaj, student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, thotë se i ka ndodhur të hasë në e-maile të dyshimta.
“Këto e-maile që vijnë zakonisht për fotografi, nuk i shikoj. I verifikoj linqet që vijnë nëse janë të sigurta ose jo”, thotë Albani.

Me qëllim të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës u rekomandon përdoruesve të instalojnë “antivirus” në kompjuterët e tyre. Antivirusi është një aplikacion që detekton dhe largon e-mailet keqdashëse.
Kjo agjenci u rekomandon përdoruesve që të mos dërgojnë informacione të ndjeshme përmes e-maileve. Në uebfaqen e saj mund të gjenden edhe rekomandime të tjera.
Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa uebfaqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi ka ardhur nga jashtë Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se prej cilit vend.
Ai ka thënë se sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.
Më 13 shtator, edhe Telekomi i Kosovës ka thënë se ka qenë cak i sulmeve kibernetike, por se ka arritur t’i kthejë shërbimet e prekura.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dërguar Radios "Evropa e Lirë", në periudhën janar-gusht të këtij viti janë regjistruar 168 raste të veprës penale “hyrje në sistemet kompjuterike”. Policia nuk ka dhënë detaje se kush ka qenë cak apo nga kanë ardhur ato hyrje./ REL
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh në një i...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rikthehet son...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e PL-së, Il...
Avokati Sajmir Vishaj u shpreh në një intervistë në "Euron...
Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhd...
Pas fjalimit në konferencën e “Global Fund”, Presidenti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ma...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, me anë të një deklarate për ...
Policia e Tiranës ka liruar nga burgu mjeken dhe infer...
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktua...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar media ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dhënë një inte...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është kundërpë...
Kryeministri Edi Rama, përtej politikës, ka folur për marr...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të p...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Eksperti i Çështjeve të Rajonit, Janusz Bugajski, në n...
Eksperti i çështjeve të rajonit, Janusz Bugajski, i ftuar ...
Gazetari Arian Çani ka hedhur dyshime mbi deklaratat e...
Gazetari Arian Çani ka komentuar sulmet kibernetike në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...