Producenti i emisionit të njohur braktis “Top Channel”/ Zbulohet ekrani ku do ta shohim
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, ësh...

Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, ka reaguar dhe Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.
Në reagimin e saj, shoqata thekson se çdokush që shkel ligjin do duhet të dënohet, por se pamjet e atij operacioni nuk kanë qenë aspak të drejta.
Nuk kemi parë një operacion të tillë as në momentet e kapjes së një krimineli të madh, për rrjedhojë e konsiderojmë të gabuar, duke theksuar se mjeku do të ishte paraqitur vetë me një fletëthirrje në organet kompetente, theksohet në reagim më tej.
“Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, Fitim Marku. Ndërkohë që mbështesim cdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e cdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut. Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend. Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha! Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë. Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e tyre.
Mjeku reanimator, Fitim Marku, u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti.
Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, duke përfunduar në pranga së bashku me infermieren dhe një mjek tjetër.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këta persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë./CNA.al
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, ësh...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet ...
Rreth 600 mijë euro i ka paguar Fondi i Sigurimeve të Dety...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe In...
Ministria e Drejtësisë, pas interesimit të qytetatëve, ka ...
“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë ...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh në një i...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rikthehet son...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e PL-së, Il...
Avokati Sajmir Vishaj u shpreh në një intervistë në "Euron...
Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhd...
Pas fjalimit në konferencën e “Global Fund”, Presidenti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ma...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, me anë të një deklarate për ...
Policia e Tiranës ka liruar nga burgu mjeken dhe infer...
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktua...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar media ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dhënë një inte...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është kundërpë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...