Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti/ I pranishëm dhe kryeministri Rama
Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën gazet...
Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën gazet...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi, është gjetur e djegur pranë banesës së saj.
Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka pasur një konflikt vite më parë me ish-kryebashkiakun, Bledjon Nallbati.
"Jeta ime është në rrezik. I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit m'u dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale, por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal."- shprehet 27-vjeçarja Dezi Arapi.
Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. 27-vjeçares në vitin 2018 i është djegur edhe një makinë tjetër, tip “Smart”.
Deizi Arapi nuk është një emër i panjohur për policinë. Rreth një muaj më parë 27-vjeçarja është arrestuar për prishje të qetësisë publike.
Ajo u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja, së bashku me të motrën, Xhesika Arapi, u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, pasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtisnin nëpër qytet. Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu. Por jo vetëm kaq.
Deizi, së bashku me motrën e saj, Xhesika Arapin, janë bërë të njohura në rrjetet sociale ku shpesh tregonin për jetën e luksit që bënin, por në fakt e vërteta qëndronte ndryshe.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, nëna e saj prej vitesh punon sanitare në gjimnazin e qytetit. Ajo është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha, e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.
61-vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive në fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

Këto janë dy botët e Diezit dhe motrës së saj, në njërën anë jeta e luksit në rrjetet sociale dhe nga ana tjetër skamja në të cilën kanë jetuar prindërit e saj./ CNA.al
Media prestigjioze "Telegraph" ka raportuar së fundmi lidh...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një statu...
Ish-kryebashkiaku i PD-së, Bledjon Nallbati, ka reagua...
Policia e Durrësit, në vijim të aksionit për goditjen ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konfere...
Deizi Arapi është 27-vjeçarja, e cila pak kohë më parë bër...
Mjeku logoped, Erges Eskiu, në një deklaratë për media...
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, i ka bërë thirrje f...
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet s...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur...
Në datën 19 shtator Prokuroria dhe institucione të tje...
Hakerat iranianë e sulmuan sistemin shqiptar tri herë ...
Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike q...
Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, ka reaguar dhe S...
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, ësh...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet ...
Rreth 600 mijë euro i ka paguar Fondi i Sigurimeve të Dety...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe In...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...