LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu mund të humbasë yllin e skuadrës, Rexhepi drejt transferimit në Turqi

30 Nëntor 2021, 08:13, Sport CNA
Skënderbeu mund të humbasë yllin e skuadrës, Rexhepi drejt

Skënderbeu rrezikon të humbasë një prej yjeve të ekipit më shpejt sesa mund të ishte parashikuar. Bëhet fjalë për Bekim Rexhepin, portieri i cili në dy sezonet e fundit është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për ekipin bardhekuq.

Gardiani 25-vjeçar i Skënderbeut po luan sezonin e dytë në Korçë si i huazuar nga ekipi i Shkëndijës së Tetovës teksa paraqitjet e tij deri në këto momente kanë qenë mbresëlënëse. Kjo është bërë shkak që në drejtim të klubit tetovar të ketë interesime nga ekipe të tjera që kërkojnë të marrin shërbimet e Rexhepit duke nisur nga merkatoja e janarit.

“Panorama Sport” shkruan se se janë tri ekipe turke që luajnë në kategorinë e parë, të cilat kanë kërkuar fillimisht informacion për lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Por, po të njëjtat burime bëjnë me dije se tratativa duket se ka shkuar më tej interesimit dhe nga momenti në moment mund të ketë ndonjë ofertë konkrete për të marrë shërbimet e Rexhepit, i cili është duke shkëlqyer te Skënderbeu.

Lajmet e fundit nga