LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muçin e ndjek fati i keq, futbollisti shqiptar mbyll vitin për shkak të...

29 Nëntor 2021, 18:22, Sport CNA
Muçin e ndjek fati i keq, futbollisti shqiptar mbyll vitin për shkak

Po tregonte një formë të shkëlqyer, por Ernest Muçin e ka ndjekur fati i keq. Futbollisti shqiptar pësoi një dëmtim në ndeshjen e Europa League ndaj Leicester dhe për këtë arsye do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.

Nëpërmjet një komunikate, Legia, ku aktivizohet Muçi, ka njoftuar se lojtar ka ndrydhur kyçin. Ky viti mund të quhet i mbyllur për 21 vjeçarin, duke ditur se pas rikuperimit për disa javë, do i duhet të rikthehet në formë për të zbritur më pas në fushë.

?I dëmtuar ka mbetur edhe Ernest Muçi. Lojtar i Legia ka ndrydhur kyçin e këmbës në fund të ndeshjes së xhiros së 5-të të fazës së grupeve të UEFA Europa League kundër Leicester City. Futbollisti do t?i rikthehet stërvitjeve pas disa javësh?, shkruan Legia.

Lajmet e fundit nga