LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet ambicia e Ronaldos, kërkon ta mbyllë me më shumë "Topa të Artë" se Messi

29 Nëntor 2021, 09:49, Sport CNA
Zbulohet ambicia e Ronaldos, kërkon ta mbyllë me më shumë

Shefi i revistës ?France Football?, ndryshe njeriu që jep ?Topin e Artë?, Paskal Ferre, ka zbuluar për mediat franceze një bisedë me Kristiano Ronaldon. Ai ka treguar për gazetën spanjolle ?Marca? se ambicia e portugezit është ta mbyllë karrierën me një trofe më shumë se argjentinasi.

Lionel Mesi është lojtari që e ka fituar më shumë në histori këtë trofe, 6 herë, një më shumë pikërisht se Ronaldo. E nëse Leo e fiton sonte në mbrëmje trofeun e shtatë, për yllin e Mançester Junajtidit do të ishte shumë e vështirë ta përmbushte ambicien e tij. Mosha kalon dhe ndoshta nuk do të kishte më kohë në dispozicion për ta bërë.

?Ambicia e vetme e Ronaldos është që kur ta lërë futbollin, të ketë fituar trofeun e ?Topit të Artë? më shumë se Leo Mesi. Unë e di, sepse ka qenë vetë ai që ma ka thënë?, ka deklaruar Ferre. Përpara ceremonisë që mbahet sonte në Paris kanë dalë lajme se fituesi i edicionit të 65-të do të jetë Lionel Mesi, i cili mendohet të ketë lënë pas Karim Benzemanë dhe Robert Levandovskin. Mesi është fituesi i fundit i trofeut në vitin 2019, ndërsa Ronaldo nuk e fiton këtë trofe që nga viti 2016.

Para Mesit, në vitin 2018 ?Topin e Artë? e fitoi Luka Modriç. Duke qëndruar te kroati, Ferre ka treguar se mesfushori i Realit të Madridit ka qarë si fëmijë kur u njoftua se kishte fituar çmimin e madh. ?Kur e kam telefonuar Modriçin për t?i thënë se kishte fituar, ai ka nisur të qajë si një fëmijë?, ka shtuar Ferre. Ndërkaq, gjatë një tjetër interviste, këtë herë dhënë për ?Telefoot? në Francë, Ferre ka deklaruar se ai e di se kush e ka fituar ?Topin e Artë?, por kjo mbetet sekret.

?Magjia e këtij trofeu është se mbetet sekret deri në fund. Fituesi dihet, sepse ne e kemi kontaktuar dhe kemi bërë një intervistë me të. Lojtari që e ka fituar është i qetë, sepse lajmi nuk ka dalë, gjithçka është bërë në fshehtësi. Ai ka qenë shumë i lumtur, si çdo lojtar tjetër që fiton një çmim të tillë. Por, mos më kërkoni t?jua them emrin?, ka thënë Ferre.

Lajmet e fundit nga