LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miqësorja e veteranëve, Kosova mposht Shqipërinë pas penalltive

28 Nëntor 2021, 17:59, Sport CNA
Miqësorja e veteranëve, Kosova mposht Shqipërinë pas

U luajt ditën e sotme në Durrës, ndeshja miqësore mes veteranëve të Shqipërisë dhe aty të Kosovës, me rastin e Pavarësisë. Ish-lojtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës zbritën në fushë, aty ku ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Nga penalltitë, ishte Kosova që në fund triumfoi me rezultatin 11-10, duke ngritur në fund edhe trofeun simbolik.

Përfaqësuesja e veteranëve të Shqipërisë, që kishte në rolin e trajnerin Sulejman Memën, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Ilir Bozhiqi, Hysen Zmijani, Alpin Gallo, Armend Dallku, Ardian Mema, Ilir Lame, Ilir Alliu, Agustin Kola, Fatbardh Jera, Migen Memelli dhe Roland Iliadhi.

Gjatë ndeshjes u aktiviuan edhe Luan Pinari, Fjodor Xhafa, Blendi Nallbani, Suad Lici, Bajram Fraholli, Gilman Lika, Endri Vrapi dhe Elvis Sina.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bujar Guta zgjodhi ta nisë ndeshjen me këtë 11-ësh: Naser Prapashtica, Isa Sadriu, Arsim Abazi, Hysni Gjinovci, Sylejman Selimi, Sheremet Isufi, Muhamet Dragusha, Lulëzim Berisha, Synaj Keqi, Muharrem Sahiti dhe Bakir Burri.

U aktivizuan edhe Luan Tabaku, Sami Gashi, Xhavit Mehmeti, Naim Kodraliu, Ilir Izmaku, Fatmir Namani, Sherif Topalli, Jeton Osmani, Tomë Lleshi, Enes Mustafa, Adil Vokrri dhe Bekim Nura.

Lajmet e fundit nga