LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Renditja pas javës së 10-të/ Kukësi hyn në "vallen" e titullit, ngjitet dhe Dinamo

28 Nëntor 2021, 15:35, Sport CNA

Java e 10-të e Superiores ka hapur një kapitull të ri sa i përket garës për titull pasi Kukësi ka hyrë zyrtarisht në garë për kampionatin. Kjo pas dy hapat fals të Tiranës, i kanë lejuar verilindorëve të ngushtojnë diferencën në vetëm 1 pikë, nga 6 që ishte dy javë më parë. Dhe Vllaznia ka fituar ndjeshëm terren duke shkuar -5 nga kreu pas dy fitoreve të fundit në kampionat.

Në vendnumëro ka ngelur Teuta, që rrezikohet nga Dinamo. Blutë mposhtën 1-0 Kastriotin dhe ngjiten në vendin e 5-të me 13 pikë. Partizani zbret në vendin e gjashtë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Laçi që është një vend më poshtë. Ndërkohë, Egnatia hyn në zonën e kuqe, duke grumbulluar vetëm 11 pikë pas 10 javësh. Situata mbetet e pandryshuar në fundin e tabelës ku Skënderbeu dhe Kastrioti mbyllin renditjen.

Lajmet e fundit nga