LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdutët bastisin shtëpinë e Vidal, i vjedhin edhe fuoristradën

28 Nëntor 2021, 10:12, Sport CNA
Hajdutët bastisin shtëpinë e Vidal, i vjedhin edhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku shtëpia e futbollistit të Interit, Arturo Vidal është grabitur nga disa hajdutë. Edhe pse lajmi është publikuar në ditët e fundit, grabitja ka ndodhur më 7 nëntor gjatë kohës që po luhej derbi i Milanos.

Kështu, në vilën e tij në Villaggio del Sole në kodrën rezidenciale të San Fermo, pak minuta larg Comos, hajdutët bastisën shtëpinë e kilienit dhe vodhën sende me shumë vlerë. Mes tyre ishin edhe bizhuteri të ndryshme, objekte prej ari, si dhe një fuoristradë.

Gjatë momentit të grabitjes, Vidal ndodhej në San Siro për të luajtur kundër Milanit. Përveç fuoristradës, grabitësit u përpoqën të merrnin edhe Ferrarin e futbollistit, por nuk ia dolën dot. Për sa i përket makinës së vjedhur, ajo ishte një Mercedes me vlerë 400 mijë euro.

 

Lajmet e fundit nga