LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Humbëm dy pikë”, Memelli: Sulmi i Tiranës sa gjithë Skënderbeu! Protestat? I dënoj unë i pari

27 Nëntor 2021, 18:15, Sport CNA
“Humbëm dy pikë”, Memelli: Sulmi i Tiranës sa

Skënderbeu frenon edhe Tiranën pas Kukësit dhe Teutës. Sfida e luajtur në Korçë përfundoi në barazim pa gola. Trajneri i skuadrës juglindore, Migen Memelli foli pas ndeshjes për emisionin ?Gol pas Goli? në Supersport, duke vlerësuar paraqitjen e djemve të tij, teksa theksoi se Skënderbeu humbi dy pikë.

?Jo nuk ka vend për kritika. Realiteti është që u përballëm si të barabartë më Tiranën, gënjeshtra është renditja, ne jemi poshtë dhe këta janë sipër. Ne bëmë shumë mirë. Kemi pasur raste në pjesën e dytë, nëse do të ishim më konkret do të fitonim. Humbëm dy pikë.

Berisha? Ka pasur probleme me bajamet, ka pasur temperaturë dhe është kuruar për dy ditë. Menduam ta ruanim për të mos e ngarkuar.

Mbijetesa? Ne duhet t?i bindim lojtarët që diferencat në Superiore janë të pakta. Duhet të kemi pak më tepër vetëbesim, edhe pse më duhet t?i komplimentoj djemtë. Kishim një skuadër të fortë përballë dhe rezultati është ajo që u dha në fushën e lojës.  

Ne kemi një skuadër me moshë të re, besimi është ajo që duhet t?u japim ne si staf. Tirana ka eksperiencë të jashtëzakonshme, vetëm sulmi i Tiranës bën sa buxheti ynë. Nuk duhet të varemi tek individët.

Festa në fund? Të rinj janë, nuk mund t?i ndalojmë të ikin të duartrokasin tifozët e tyre. Ata na suportojnë gjithmonë, por sot duhet të ishin më të shumtë. Nuk ka pesimizëm tek ekipi im, ka gjithmonë gëzim. Fakti që ndalëm Tiranën ua jep këtë drejtë.

Protestat? Të siguroj që nga goja e tyre nuk del asnjë fjalë e keqe, pasi jam unë që i ndëshkoj i pari. U kam treguar si kam ndëshkuar lojtarë të tjerë më parë.

Stoli i limituar? Më tepër më shqetëson dëmtimi i Vrapit, edhe tre ndeshje janë. Kemi lojtarë të rinj, por jo me eksperiencë?, përfundoi trajneri i Skënderbeut.

Lajmet e fundit nga