LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konte i ndaloi keçapin, kompania i kthen ‘reston’ Totenhemit

27 Nëntor 2021, 13:52, Sport CNA
Konte i ndaloi keçapin, kompania i kthen ‘reston’ Totenhemit

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit solli ndryshime të menjëhershme në klub. Tekniku këmbënguli fort tek ushqimi i lojtarëve, të cilëve ju ndaloheshin brumërat ose gjëra të tjera me shumë yndyrë. Gjithsesi në dyert e klubit ka ardhur një porosi e çuditshme.

Kompania austriake ?Kurtis Brothers?, e specializuar në prodhimin e keçapit, ka dërguar një shishe për klubin me një shkrim drejtuar Antonio Kontes.

?I dashur Antonio, ne e morëm vesh që ju ndaluat keçapin. E mbështetëm vendimin tuaj. Të ushqyerit shëndetshëm është e rëndësishme, por dhe kënaqësia është. A e dini se çfarë vjen nga Italia? Domatet tona, Antonio. Jo çfarëdo lloj keçapi është i njëjtë. Kështu që mos evito gjithçka?.

Kompania donte të tregonte për përbërjen e këtij ingredienti,  i cili ka një shije shumë të mirë dhe nuk duhet të ndalohet. Megjithatë Antonio Konte jo më kot quhet ?Gjenerali? dhe urdhërat e tij nuk diskutohen. Ndoshta pasi ta provojë vetë mund të ndryshojë mendje.

 

Lajmet e fundit nga