LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ngo është më i mirë se ata në stol”, Shehi befason me deklaratën pas ndeshjes

27 Nëntor 2021, 18:31, Sport CNA
“Ngo është më i mirë se ata në stol”, Shehi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, deklaroi se situata që po kalon klubi bardheblu ishte pjesë e luhatjeve normale të futbollit sa u përket rezultateve.

Ai deklaroi për ?SuperSport? se loja ishte ndikuar nga mungesat dhe pse ekipi i tij e kishte pasur të vështirë të krijonte shumë raste përballë Skënderbeut.

?Memelli? Të rrish të merresh me deklarata e njërit dhe tjetrit është e drejtë e gjithsecilit të shprehet. Është e vështirë të luash kundër Skënderbeut që është një skuadër gjithë kohën në mbrojtje dhe shfrytëzon dy lojtarë për kundërsulm. Është e vështirë dhe kështu na vunë në vështirësi me top të gjatë. Në këto ndeshje ku kundërshtari rri me shumë lojtarë në zonë, sigurisht nuk pret të kesh 20 raste dhe nëse do të shfrytëzonim apo të ishim më të qetë te pasimi i fundit apo krosimet, mund të ishim më efikasë.

Asgjë nuk ka ndryshuar te ekipi, na janë shtuar mungesat. Jemi profesionistë dhe futbolli ka edhe humbje e barazime. Mos harrojmë që jemi në vend të parë, kemi marrë pikë dhe në futboll të gjitha rezultatet janë të pranishme, edhe pse duam t?i fitojmë të gjitha.

Prania e Ngo nuk na vë në vështirësi, sigurisht kemi bërë ndeshje edhe pa Majkëll. Po ta shohim me gjakftohtësi se çfarë bën në fushë, është në rritje. Ishte një ndeshje me shumë kundërshtarë në zonë, na duhej deri në fund. Ai është i rrezikshëm për të ndryshuar lojës më shumë se të gjithë ata që kemi në stol.

Ishte i domosdoshëm sidomos në këtë ndeshje, mos të harrojmë periudhën e vështirë që ka kaluar. Ne kërkojmë më shumë, edhe ai kërkon më shumë nga vetja. Por ndonjëherë kur forma fizike nuk përgjigjet, bëhet e vështirë. Ne kemi fituar edhe me Majkëll, edhe pa të. Po të kishim Xhixhën besoj se do të ishim më efikas dhe nuk do të ndryshonim javë pas jave.

Nuk deshëm të rrezikonim kurrsesi as në Kupë me Xhixhën, por ndonjëherë nga dëshira për të kthyer ndeshjen dhe OK e lojtarit e futëm në fushë dhe na rezultoi që e humbëm 2-3 javë. Personalisht nuk doja atë ditë, por duke u konsultuar me stafin e Xhixhën vete, nga dëshira e madhe e futëm në lojë, tentuam ta përmbysnim atë ndeshje.

Te loja e sotme, disa raste i vonuam, disa raste gabuam pasin e thjeshte, pasin e fundit. Gabuam dhe të merremi me këto gabime individuale nuk është momenti e rasti. Duhej të luanim më shpejt, kërkonim të ishim më të shpejtë, por gabuam pasin e thjeshtë?, tha Shehi.

Lajmet e fundit nga