LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi bën detyrën dhe merr tre pikët ndaj Venezias

27 Nëntor 2021, 21:43, Sport CNA
Interi bën detyrën dhe merr tre pikët ndaj Venezias

Interi ka mposhtur me rezultatin 2-0 në javën e 14-të Venezia. Ndeshja pati një ritëm të qetë me ekipin e Inzaghit që bëri detyrën duke marrë tre pikët nga ky takim. Në pjesën e parë Interi pati disa raste, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 34 nga turku Hakan Calhanoglu.

Një goditje e mirë nga distanca e bëri të pamundur reagimin e Romero që u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta. Ndërkohë, në disa raste ka qenë Handanovic ai që ka mbajtur në lojë Interi pas disa pritjeve mjaft të mira.

Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi disa herë me anë të Dzekos dhe Lautaros, por pa mundur dot të thellojë rezultatin. Nga ana tjetër, Venezia ishte e pafuqishme për të bërë diçka më shumë në këtë takim. Rezultati u dyfishua vetëm në fundin e takimit, pasi gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh pas konsultimit me sistemin VAR. Nga pika e bardhë shënoi Lautaro Martinez që vulosi gjithçka në 2-0.

Kështu, Interi vazhdon presionin ndaj dy ekipeve kryesuese dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në pritje të ndeshjeve të Napolit dhe Milanit.

SERIE A ? JAVA E 14-TË

VENEZIA-INTER 0-0

Shënues: Calhanoglu 34?, Martinez (pen) 90+6?

Lajmet e fundit nga