LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Messi fiton një tjetër çmim, pak orë para cermonisë së Topit të Artë

29 Nëntor 2021, 17:34, Sport CNA
Messi fiton një tjetër çmim, pak orë para cermonisë

Kur mbeten vetëm pak orë nga cermonia e Topit të Artë ku do të zbulohet fituesi për vitin 2021, Lionel Messi një nga favoritët për të fituar për herë të 7-të këtë çmim prestigjoz, ka fituar një tjetër trofe. Bëhët fjalë për çmimin Pichichi, trofe që jepet nga gazeta spanjolle Marca për shënuesin më të mirë të edicionit të kaluar në La Liga. Falë 30 golave që shënoi me Barcelonën në sezonin 2020-2021, Messi e fitoi për herë të 8-të këtë çmim një rekord ky për argjentinasin.

Akoma edhe më special fitimin e këtij çmimi e bën fakti që ky ishte Pichichi i fundit për Messin që tashmë nuk është më pjesë e La Ligas. Messi e ka thelluar avantazhin ndaj Telmo Zarras që u shpall 6-herë golashënuesi më i mirë i La Ligas, ndërsa Cristiano Ronaldo e ndjeu konkurencën e Messit dhe e fitoi vetëm 3 herë këtë çmim prestigjoz gjatë periudhës që u aktivizua me Realin e Madridit. Vetë Messi u shfaq shumë i lumtur që arriti ta fitonte këtë çmim për herë të 8-të.

?Faleminderit shumë që erdhët në Paris, nuk e di nëse do të shohim dikë që më kalon mua, por mund të them vetëm se është nder të jesh në historia e La Ligë-s spanjolle. Është çmenduri të kalosh Zarran dhe në fund arrita ta kapërcej atë. Unë jam shumë mirënjohës?, ishin fjalët e Lionel Mesit.

Lajmet e fundit nga