LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krahasimi i renditjeve, ja si dukej klasifikimi i Superiores sezonin e shkuar

29 Nëntor 2021, 14:58, Sport CNA

Mbrëmjen e djeshme u mbyll dhe java e e 10-të e Kategorisë Superiore, ku përkthehet ndryshe dhe si java e parë e fazës së dytë. Me poshte vjen një krahasim i javës së 10-të të Superiores së kaluar me këtë aktuale. Shihen ndryshime të mëdha te klubet pretendente, ku Tirana që aktualisht ndodhet në vendin e parë në kuotën e 21 pikëve, sezonin e kaluar klasifikohej në pozicionin e gjashtë në tabelë në kuotën e 14 pikëve, këtë vit skuadra bardheblu është +7 se vjet.

Kukësi i vendit të dytë ka grumbulluar 20 pikë këtë sezon, ndërsa vitin e shkuar renditej sërish në të dytin, por me -3 pikë, ekzaktësisht me 17. Vllaznia që sot renditet në vendin e tretë me 16 pikë, vjet shkodranët renditeshin të parët me 22 pikë, -6 pikë se vjet. Teuta, e cila klasifikohet në vendin e 4 në kuotën e 13, vitin e kaluar përpara se të shpallej kampion i Shqipërisë në javën e 10 renditej në të katërtin sërish, por me tre pikë më shumë, 16.

Partizani i vendit të gjashtë sot ka grumbulluar 12 pikë, vjet në këtë moment të kampionatit, ?demat? renditeshin të tretët me 16 pikë, 4 më shumë sesa sot. Laçi i vendit të shtatë ka koleksionuar 12 pikë, sezonin e kaluar klasifikoheshin në vendin e 5 në kuotën e 14 pikëve, -2 më pak sesa vjet. Skënderbeu është në po të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në të 9-in, por me 2 pikë më shumë sesa vjet, me 8. Kastrioti i vendit të fundit, sot ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa vitin e kaluar kishte koleksionuar 13 pikë, -8 se vjet.

Sezoni i shkuar:

Renditja aktuale:

Lajmet e fundit nga