LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FIFA vjen me një risi, gati teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

29 Nëntor 2021, 14:09, Sport CNA
FIFA vjen me një risi, gati teknologjia e re për pozicionin

FIFA ka sjellë një risi në futboll përsa i përket pozicionit jashtë loje. Organizata më e madhe e futbollit është duke futur një teknologji të re, e cila do të implementohet në Kupën e Arabisë.

Kjo teknologji do të jetë gjysmë automatike, e cila do të testohet për rastet e pozicionit jashtë loje. Shefi i Arbitrave, Pierluigji Kolina foli për këtë risi duke e konsideruar shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.

?Teknologjia është shumë e rëndësishme për rastet e dyshimta gjatë lojës. Vendimi do të merret duke u bazuar nga pozicioni i lojtarit, por dhe nga përfshirja e tij në aksion?.

Por si do të funksionojë kjo teknologji?

Do të instalohen kamera në tarracën e çdo stadiumi. Të dhënat e marra nga videot do t?i dërgohen menjëherë dhomës së vëzhgimit. Vija e pozicionit jashtë loje do të llogaritet dhe rezultati do të jepet në kohë reale. Arbitri pastaj do të thërritet në VAR për të shqyrtuar rastet e dyshimta.

Kjo teknologji do të implementohet si fillim në Kupën e Arabisë 2021 dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe në zbardhjen e rasteve deçisive.

Lajmet e fundit nga