LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Topi i Artë” i shkon përsëri Messit/ Argjentinasi thyhen Levën dhe konfirmohet mbret për herën e shtatë

29 Nëntor 2021, 21:00, Sport CNA
“Topi i Artë” i shkon përsëri Messit/ Argjentinasi

Ashtu si pritej, fituesi i ?Topit të Artë? për vitin 2021 është Lionel Messi. Në çmimin prestigjioz të dhënë nga France Football, ai kishte më shumë vota nga të gjithë lojtarët e tjerë në këtë kompeticion duke lënë kështu pas Rober Lewandowski dhe Jorginho.

Në ceremoninë gala që u mbajt në ?Theatre du Chatelet? në Paris, ?Pleshti? u kurorëzua përsëri mbret i futbollit. Argjentinasi çon kështu në shtëpi trefeun për hërën e shtatë në karrierën e tij mes shumë polemikave.

Më parë shumë personalitete të botës së futbollit kanë qenë kundër dhënies së Topit të Artë për Messin. Këtë sezon ai ka fituar vetëm Copa America me kombëtaren e tij. Ai e ka fituar ?Topin e Artë? më parë edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.

Lajmet e fundit nga