LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit moderatorja e njohur/ Tregon arsyen pse nuk i zgjasin lidhjet: Meshkujt shqiptarë dëgjojnë familjen…

21 Nëntor 2021, 11:00, Lifestyle CNA
Habit moderatorja e njohur/ Tregon arsyen pse nuk i zgjasin lidhjet: Meshkujt

Moreratorja e njohur Xhensila Pere së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë për ?Glamour Zone?.

Ndër të tjera gjatë intervistës ajo ka treguar pse lidhjet e saj nuk zgjasin shumë.

Ajo shprehet  se meshkujt shqiptarë kapen shumë pas mentalitetit dhe nuk kanë këllqe për të ecur vetë më këmbët e tyre. Gjithashtu ajo u shpreh se meshkujt dëgjojnë shumë familjen?

?Le të themi që aq ishte. Të gjitha lidhjet e mia janë shumë të gjata. Jam një person që kur vendos të lidhem me dikë, e shoh gjithë jetën me atë person në krah me të mirat dhe të metat që mund të ketë. Por ja që ka dhe një fund. Kur ka jeta, imagjino një lidhje.  Arsyeja më idiote që besoj se e ka shumica e meshkujve është çështja e mentalitetit. ?Të dua, s?kam jetë pa ty, por nuk mundem nga ato që dëgjoj, sepse askush nuk do të të shohë të lumtur, me një partnere të arrirë në krah dhe të shohin më tepër si një kërcënim sesa si një çift që duhen në fund të ditës. Kanë qenë paragjykimet e njerëzve që ?Ça do ti me atë??. Gjëja më e ulët që bëjnë shumica e meshkujve shqiptarë është që dëgjojnë shumë familjen dhe nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht se sa e duan personin?, është shprehur Xhensila./CNA.al

Lajmet e fundit nga