LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka qenë e tmerrshme”/ Alvisa flet pas skandalit në Prime: Familjarët e mi u shokuan

20 Nëntor 2021, 20:14, Lifestyle CNA
“Ka qenë e tmerrshme”/ Alvisa flet pas skandalit në Prime:

Alvisa Qarri, sonte në Përputhen ka rrëfyer se kjo periudhë pas skandalit me ish të dashurin e saj Hysen Ramaj, ka qenë e tmerrshme për të dhe familjen e saj.

Sonte në Prime, Alvisa është shprehur se familjarët e saj kanë qenë të shokuar për gjërat që ndodhën dhe iu është dashur kohë të marrin veten.

“Jam pak më mirë. Ka qenë një periudhë e tmerrshme për mua dhe familjen time. Më është dashur të gjej frocën të gjej veten dhe të qetësoj familjen time. Familjarët e mi kanë qenë të shokuar pais shumë gjëra nuk i dinin. Kanë qenë mbështetja ime. E di që kam bërë gabime“, u shpreh Alvisa.

E pyetur nëse ka patur kontakte me Hysenin pas skandalit të ndodhur dy javë më parë, Alvisa tha se gjithçka me të është mbyllur dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt.

?Jo. Besoj dhe mendoj se gjithçka është e mbyllur. Jam e lumtur që u mbyll përfundimisht?, tha Alvisa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga