LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas skandalit/ Alvisa e Përputhen bën veprimin e papritur

20 Nëntor 2021, 16:13, Lifestyle CNA

Alvisa Qarri është ish konkurrentja e Përputhen, e cila pak ditë më parë vendosi të largohej nga emisionin pas skandlait të krijuar me ish konkurrentin Hysen Ramaj, që është ish i dashuri i saj.

Hyseni në një lidhje direkt në emision publikoi mesazhe dhe video që tregonin se Alvisa po lunate në Përputhen dhe se gjatë kohës që kanë qenë brenda në program kanë qenë të lidhur.

Ndërkohë ai tregoi videot ku shihej që Alvisa dhe Bashkimi ishin takuar jashtë emisionit duke thyer rregullat kryesore të programit.

Ndërkohë nga ana tjetër Alvisa hodhi poshtë të gjitha akuzat e Hysenit, madje u shpreh se ai e ka kërcënuar dhe dhunuar.

Pas këtij skandali që bëri bujë në të gjithë mediat rozë, Alvisa së fundi ka bërë të ditur se sonte do të jetë e ftuar në Prime Përputhen, ku do të flasë pas skandalit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga