LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 rregulla të marrëdhënies që nuk duhet t'i thyeni kurrë

21 Nëntor 2021, 16:04, Lifestyle CNA
4 rregulla të marrëdhënies që nuk duhet t'i thyeni

Jeta do të ishte shumë më pak problematike nëse do të kishim një fletë me instruksione me përgjigje që na tregonin se çfarë duhet të bëjmë në situata të vështira.

Më poshtë do të gjeni katër këshilla të vlefshme që do t?iu ndihmojnë të keni një marrëdhënie jetëgjatë dhe harmonike.

Nuk mund të bësh dikë që të të dojë.

Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë dashurinë. Vështirë se do të mund të dashuroni dikë që është kokë e këmbë i dashuruar me ju nëse nuk ju pëlqen, apo jo?

Ne duhet t’i trajtojmë me respekt ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve. Ju mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë. Atëherë personi, dashuria e të cilit po përpiqeni të fitoni, do të vendosë vetë nëse jeni të denjë për ndjenjat e tij.

Nëse jeni të dashur, do ta ndjeni këtë.

Të gjithë kanë të paktën një ide të përafërt kur dikush shfaq një qëndrim të mirë ndaj tyre. Ju patjetër do ta vini re nëse dikush ju veçon nga të tjerët, kalon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja pavarësisht se si ndodh.

Por nëse partnerit tuaj gjithmonë duket se i mungon koha për ju, kjo është një arsye për ta parë situatën me maturi dhe të mos gjeni më justifikime për ta.

Ju duhet të doni veten në mënyrë që të doni dikë tjetër.

Të duash veten nuk është egoizëm apo vendosje e kurorës mbi kokën tënde: është respekt për dëshirat dhe ndjenjat e tua. Do të thotë që nuk do ta tradhtoni kurrë veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt indiferent ndaj jush. Dashuria për veten ju lejon të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë.

Nëse dini të doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe kurrë nuk do ta detyroni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

Mos e frenoni dikë që nuk ka më dashuri për ju.

Ky është një gabim i zakonshëm. Sado mizore mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i ke dhënë 3 fëmijë apo ke ndërtuar një pallat të veshur me diamante./ CNA.al

Lajmet e fundit nga