LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim Kardashian fotografohet krahë të dashurit të ri/ Puthje dhe momente romantike në publik

21 Nëntor 2021, 11:42, Lifestyle CNA
Kim Kardashian fotografohet krahë të dashurit të ri/ Puthje dhe

Është konfirmuar lidhja e Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Dyshja janë fotografuar të kapur për dore me njëri-tjetrin për ditëlidjen e aktorit në Kaliforni.

Pete Davidson ka kaluar kohë me Kim në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e tij, në rezidencën e nënës së saj në Palm Springs.

Kujtojmë se për herë të parë dyshja janë fotografuar duke bërë xhiro në Knott?s Scary Farm në Kaliforninë Jugore më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj ?SNL?  ku dyshja ndanë një puthje gjatë një sketch-i.

Mediat e huaja amerikanë kanë publikuar fotot ku Kim duket sërish krahë të dashurit të saj të ri.

Kujtojmë se Kim kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes që kur ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Pete është partneri i parë për Kim Kardashian që pas divorcit të saj.

Komediani Pete ka qenë dikur edhe i fejuari i Ariana Grandes/CNA.al

Lajmet e fundit nga