LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante lëndë narkotike në Durrës/ E pëson keq 39-vjeçari

19 Nëntor 2021, 08:32, Kronika CNA
Shpërndante lëndë narkotike në Durrës/ E pëson keq

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi Gj. Gj., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë  në zonën e ?Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi?, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.

Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Lajmet e fundit nga