LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina humb kontrollin, përplaset me trafikndaresen/ Plagoset 25 vjeçarja në Durrës

18 Nëntor 2021, 16:54, Kronika CNA
Makina humb kontrollin, përplaset me trafikndaresen/ Plagoset 25

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës.

Mësohet se një mjeti tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasu me trafikndaresen.

Për pasojë shtetasja me inicialet  T. Q., 25 vjeçe ka mbetur e lënduar.

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga