LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjakja e rrugëve/ Në një muaj 14 viktima nga aksidentet

18 Nëntor 2021, 13:19, Kronika CNA
Përgjakja e rrugëve/ Në një muaj 14 viktima nga aksidentet

Në muajin Tetor 2021, sipas INSTAT,  numërohen 127 aksidente rrugore nga 108 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2020, duke u rritur me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dhjetë-mujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 13,8 %, ku numërohen 1.151 aksidente rrugore nga 1.011 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Tetor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 179 persona nga 148 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.570 persona nga 1.312 persona në dhjetëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Tetor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 15 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 165 persona nga 153 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2021, aksidentet rrugore, në 85,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25?34 vjeç, duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 24,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga