LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më kërkoi falje për letrën"/ Graniti flet për ish të dashurën, tregon a do të vazhdojë lidhjen me të

14 Nëntor 2021, 12:25, Lifestyle CNA
"Më kërkoi falje për letrën"/ Graniti flet

Graniti ka qenë një nga konkurentët më të përfolur gjatë pjesëmarrjes së tij në ?Big Brother Vip?, për shkak të afrimitetit me Fifin.

Të gjithë menduan se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri por disa javë më parë Graniti rrëfeu se Fifin nuk mund ta shohë më shumë se shoqe dhe se ka një dashuri jashtë shtëpisë së ?Big Brother?. Madje vajza me të cilën Graniti ka qenë në një lidhje ka dërguar një letër për të, ku i tregoi se ndihej e lenduar nga marrëdhënia e tij me Fifin dhe se lidhjen e tyre do e diskutonin kur ish futbollisti të ishte jashtë.

I ftuar në ?Big Brother Fan Club? Graniti është pyetur në lidhje më raportin që ka me vajzën në fjalë.

Ai ka treguar se ajo e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar falje për letrën e dërguar sepse mund ta kishte penalizuar dhe se kishin vendosur të takoheshin për të folur se si do të ecë marrëdhënia mes tyre.

?Kam folur me të, kemi lënë të takohem, për të folur se si do të vazhdojë lidhja jonë. I ka ardh keq shumë, puna e letrës të kërkoj falje nëse të kam penalizuar me atë letër?, është shprehur Graniti./CNA.al

Lajmet e fundit nga