LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Të infektuarit me Covid, më shumë se sa raportohen’/ Brataj paralajmëron përkeqësimin e situatës

10 Nëntor 2021, 15:31, Lifestyle CNA
‘Të infektuarit me Covid, më shumë se sa raportohen’/

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skendër Brataj, është shprehur se të prekurit  me Covid-19 në Shqipëri janë më shumë se sa raportohen zyrtarisht.

Në një prononcim për ABC neës, Brataj tha se shumë persona refuzojnë të pranojnë se janë infektuar, mendojnë se po kalojnë një virozë dhe nuk kryejnë tamponin.

Referuar përllogaritjeve epidemiologjike Brataj mendon se numri i të prekurve ditor mund të jetë rreth 3 mijë persona.

Me rënien e temperaturave Brataj tha se mund të kemi një përkeqësimi të situatës si në shumë shtete të Evropës.

Duke folur më tej, ai i bëri, apel qytetarëve për t?u vaksinuar me qëllim mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga