LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fifi rrëfen anën e errët të Semit/ Reagon këngëtarja: Është e vërtetë historia

9 Nëntor 2021, 20:28, Lifestyle CNA
Fifi rrëfen anën e errët të Semit/ Reagon

Një ditë më parë, Fifi ka rrëfyer historinë e njohjes me Semin jashtë Big Brother Vip. Fifi është shprehur se ka bërë shumë gjëra për Semin jashtë dhe e ka ndihmuar në periudhën më të errët të saj.

Sot gjatë ?live shoët? Semi ka pranuar se historia që ka treguar Fifi është e vërtetë dhe e ka falenderuar për gjithçka ka bërë për të.

?E vërtetë është historia. Unë jam njeriu që nuk them faleminderit me fjalë. Mendoja se Fifit i kam thënë faleminderit duke i treguar gjërat e mia. Falenderova, Florin, Klajdin, Brunon dhe Fifit jo sepse mendova që e dinte. Të kam qenë dhe do të jem mirënjohëse për të gjithë jetën. Mendoj se kisha nevojë për një njeri që e di se si jam unë?, ka thënë Semi.

Ndërsa Fifi ka thënë se është e lumtur që situata mes tyre është rregulluar dhe janë sërish shoqe.

?Më vjen mirë që u hap kjo temë që edhe banorët të kuptojnë se çfarë po ndodh. Më vjen mirë që jam sqaru me Semin, se e kam ndierë një lloj boshllëku. Kur jemi fut brenda s?kemi fol përvec gjërave bazike. Jam e lumtur që e rimora shoqen time mbrapsh. Pas primet ishte vetëm vet dhe e njdeva që duhet me u sqaru me Semin dhe për të mbyll energjinë negative dhe për të rinisur aty ku e kam lënë në gjysmë?, është shprehur Fifi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga