LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhje, abuzim, korrupsion?/ Skandali në ujësjellësa, si po tentohet të fshihet e vërteta

1 Nëntor 2021, 11:06, Politikë CNA

Dy personazhe mediatike Mira Kazhani dhe Bieta Sulo janë kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pas deklaratave të forta të bërë nga kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët, në lidhje me çështjen e ujësjellësave.

Rama ishte mjaft i ashpër, duke thënë se atje punonin njerëz që jetonin jashtë, merrnin rroga. Pra, një skandal që kryeministri përtej faktit që e thotë publikisht duhet ta çojë në prokurori. Për më tepër strukturat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, duhet të arrestojnë në flagrancë drejtorët e ujësjellësave apo financat që bëjnë pagesa për persona që ndodhen jashtë. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS.

I ashpër Rama ishte dhe për borxhetet që kanë ujësjellësat, ku dy nga kryesorët në vend, të financuar nga KFV Bankë, gjatë qeverisjes së PD-së, ai i Korçës dhe ai i Pogradecit, edhe pse kanë një performancë shumë të mirë me pagesat, nuk munden të paguajnë dot kreditë.

Pra, kemi ujësjellësat me probleme. Të zhytur në borxhe, me miliarda lekë të hedhura, kredi, struktura të fryra, para që paguhen për njerëz që nuk punojnë fare apo dhe për qytetarë edhe pse ka më shumë ujë, paguajnë më pak para dhe një qeveri që edhe pse bën më shumë investime, ka më pak ujë.

Dhe përballë këtyre qëndrojnë Bieta Sulo dhe Mira Kazhani si debat tashmë në rrjetet sociale.

Çështja e gazetarëve në bordet apo si këshilltarë të drejtuesve të institucionave, të cilat janë sha, nuk fillon as me Bietën as nuk mbaron me Mirën. Nuk janë as të parat as të fundit, dhe nuk është momenti për t?u rikthyer tek ato.

Dy vajza që po intimidohen, po sulmohen, po akuzohen sërish në rrjet, a thua se kanë bërë ndonjë krim të madh, sepse kanë marrë një rrogë të caktuar.

Gazetarët kanë qënë të shpeshtë në borde, të gjithë pa përjashtim. Nga më i pari deri, tek më i fundit i këtyre që rrinë zyrave të shtetit apo dhe studiove. Apo atyre që nga analistë që kanë qënë këshilltarë, anëtarë bordesh, apo dhe drejtues institucionesh, që tashmë flasin në emër të pavarësisë mediatike.

Qënia e gazetarëve në borde apo si këshilltarë në institucione, nuk është zullumi dhe problemi më i madh i gropës së ujësjellësave.

Sepse faktikisht po merremi me ?pleshtin? dhe jo me problemin.

Thelbi i problematikës së ujësjellësave janë keqmenaxhimet. Kreditë e mëdha, mungesa e sasisë së furnizimit me ujë dhe mospagesat nga ana e qytetarëve, pa asnjë diskutim edhe vjedhja dhe mos pasja e kulturës për ta paguar ujin, si një ?sëmundje? alla shqiptarçe, në zona të caktuara.

Po merren ende rrjetet sociale sot me Bieten dhe Mirën, por harrojnë se janë miliona euro kredi të marrë nga shumë ujësjellësa, për shpenzime të bëra kot së koti dhe drejtuesit e këtyre institucioneve, të justifikuara gjoja me vendime kolegjiale të këshillave drejtues sot duhet të ishin shumica e tyre pas prangave. Bashkë me ata që kanë qënë pjesë e këshillave drejtues që kanë miratuar ato vendime, qoftë edhe kolegjiale.

Sepse në Berat janë marrë 1 milionë dollar kredi për matësa që kushtonin nga 120-140 euro, kur në treg në atë kohë matësat e ujit kushtonin nga 15-20 dollarë dhe më cilësori shkonte deri në 40.

Janë marrë me tre deri në shtatë herë më shtrenjtë sesa çmimi i tregut. Dhe një million dollarët i ka marrë ITS, e njëjta kompani e cila është përfshirë, është akuzuar për lidhje me qeverinë, me dy personazhe, Klodian Zoton dhe më tej me Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e tij Stela Gugallën, të cilët janë personat e përfshirë në skenën e inceneratorëve.(Lexo këtu) 

Shkojmë në Korçë, kur gjithçka fillon tetë vite më parë. Dhe janë të paktën 6 miliardë lekë të marra nga ITS, për matësa për të cilët Kontrolli i Lartë i Shtetit ka thënë se drejtori duhej të ishte shkarkuar nga detyra dhe çuar në ndjekje penale. Por, ai vazhdon të jetë në detyrë sot e kësaj dite.

Paratë kanë shkuar tek ?inceneratorët?, me të njëjtën diferencë çmimi, siç e theksuam, edhe në Berat.

Ujësjellësi i Lushnjës. Një nga më problematikët, sërish merr miliona dollarë borxhe dhe kredi për matësa dhe këto për të mos u habitur askush nuk janë bërë me tendera. Këto milionat e dollarëve që iepen për këto kompani, për matësa, nga ujësjellësat.

Por, janë bërë me negocim, me marrëveshje. Dhe çmimi është vendosur si i ka dashur qejfi kompanisë. Do të mjaftonte një tender i hapur dhe kuptohet, që do ishim në një tjetër situatë dhe ujësjellësit do të kursenin me miliona euro.

Pra, të merresh me ?pleshtin?, siç është rasti i problematikës apo i asaj që ngacmon rrjeti në lidhje me Bieta Sulon apo Mira Kazhanin dhe të harrosh kompanitë që kanë zhytur disa nga ujësjellësat e vendit në borxhe, është më shumë sesa qesharake dhe e dhimbshme. Është gati kriminale.

Po si mund të intimidohen dy vajza, të cilat tashmë kanë vite që kanë ikur nga ato borde, apo të sulmohen publikisht. Dhe nga ana tjetër, vetëm pak muaj më parë, ujësjellësi i Tiranës i dha një miliardë lekë Klodian Zotos, për matësa inteligjentë. Njësoj si këta të Beratit, të Korçës, të Pogradecit, të Lushnjes, apo dhe në Fier e gjetkë.

Duhet të kishin këto vajzat nga pesë jetë që të merrnin këto para.

Ka me dhjetëra gazetarë që marrin rroga, siç e përmendëm dhe më lart, në borde dhe i kanë qejf ato. Sepse janë hapësira që ligjërisht mund të shkosh dhe mund të këshillosh, por nuk është as aferë korruptive, nuk është as prokurim i drejtpërdrejtë, nuk është as ofertë e kërkuar, as PPP.

Fundja gazetarët pesë fjalë, apo një fjalim drejtorit do t?i shkruajnë. Apo do marrin pjesë në bord, e do bëjnë një artikull në mediat e tyre. Qoftë edhe reklamë për të mbrojtur korrupsionin në institucion.

Kurse përballë tyre, zullumi, vjedhja dhe abuzimi, janë miliarda lekë, të cilat i konfirmoi vetë kryeministri publikisht. Përfshirë dhe rastet e personave që nuk punojnë hiç, përfshirë dhe këto kreditë e marra në banka, për t?i dhënë një kompanie, e cila i tregton matësat me një çmim 5 deri në 7 herë më të lartë, me justifikimin se janë elektronikë. Duke paguar qindra mijëra euro për salla monitorimi, të cilat në fakt kanë nga dy-tre telvizorë dhe dy-tre kompjutera, a thua se po ndërtohet një televizion.

Në fakt aty nuk ka asgjë. Ka edhe raste që janë bërë këto investime dhe më pas janë prishur dhe janë hedhur në kosh të plehrave.

Por, kjo është përgjegjësi e zyrtarëve.

E pra ujësjellësat kanë zullume, kanë vjedhje, kanë abuzime. Dhe problemi në fakt nuk janë një, dy, pesë apo dhjetë gazetarë qofshin. Pesë apo dhjetë punonjës që qëndrojnë ndoshta pa të drejtë në punë për shkak të lidhjeve politike, siç ndodh në këto 30 vite. Thelbi i problemit janë milionat e eurove, të hedhura në tendera, të patenderuara. Kontratat që janë lidhur për gjoja shërbime dhe rritje të cilësisë së shërbimit. Gjoja për të ruajtur vjedhjen e ujit, gjoja cilësinë e tij, miliona e miliona euro të hedhura vit pas viti. Shuma të “çmendura” parash që kanë çuar drejt falimentit, ujësjellësat në shumicën e qyteteve të Shqipërisë.

Faktet nuk janë një, janë me qindra. Mjafton një vullnet i një institucioni hetues, siç është prokuroria apo SPAK-u, të shkojë dhe t?i hapë në Korçë, në Berat, në Lushnje, në Fier apo dhe në Tiranë dhe aty brenda ka dokumente, sa nuk do të kishte vend në burgjet shqiptare për zullumet dhe hajdutëritë e bëra në ujësjellësat e Shqipërisë./CNA.al

Ku shkuan miliardat e ujësjellësave?/ Ngrihen dyshime për zhvatje të buxhetit të shtetit

Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës

Skandali/ Si përfitoi Klodian Zoto miliona euro nga ujësjellësat

Afera e ujësjellësave/ Bashkia Berat, një milionë euro për Klodian Zoton e inceneratorëve

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen ?tentakulat? e njeriut të inceneratorëve

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Lajmet e fundit nga