“Nuk mund të kishim kërkuar më shumë se kaq”/ Yuri Kim lëshon mesazhin e radhës
Mbi 120 planifikues ushtarakë nga 30 vende të ndryshme u mbl...

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, rrjeti i kompanive të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, shkojnë në Fier dhe në Tiranë, tashmë së fundi edhe me landfillin e Vlorës, nuk janë thjeshtë dhe vetëm pjesë e një zinxhiri që është marrë me mbetjet.
Historitë e tyre fillojnë vite më parë. Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit. Disa para vitit 2013 dhe më pas duke e shtuar punën e tyre kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë, me ardhjen e Rilindjes në pushtet.
CNA.al ka publikuar dy dite më parë skandalin sesi janë marrë rreth një million euro në Bashkinë e Tiranës, për matësva wirless, standardet dhe cilësia e të cilëve lë mjaft për të dëshiruar. Pa folur për çmimin, i cili është disa herë më i lartë sesa tregu. (Lexo këtu)
Në Bashkinë e Beratit gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.
Klodian Zoto i ITS-së, shkon dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga Venetto Bankë, rreth një milion euro për matësa wirless. Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.
CNA.al më poshtë po sjell kontratën e cila mban firmën e Fadil Nasufit, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Beratit, i cili është dhe personi që ka kërkuar kredinë për të bërë investimin në këtë institucion. Dhe më pas më poshtë po sjellim një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar shkeljet dhe abuzimet.
Por, le të mos iu hyjmë detajeve shumë thellë. Le të shohim disa gjëra elementare.
Sipas një denoncimi të ardhur në CNA.al flitet për një sallë kontrolli dhe menaxhimi të rrjetit e cila ka kushtuar rreth 380 mijë euro. Sipas KLSH-së, kjo është pjesë e projektit.
Salla në të vërtetë ka qënë një ambient me tre televizorë LED, që nuk kushtojnë më shumë se dy apo tre milionë lekë të vjetra dhe disa kompjutera të cilët kontrollonin të ashtuquajtur rrjet, që jepet si zigjidhje nga ITS-ja, e Klodian Zotos.
Po sjellim më poshtë edhe një foto tjetër, për të kuptuar se cila ka qënë gjendja e matësave të ujit, pra të këtyre të famshmëve me wirless, që janë vendosur në atë kohë në Berat.
Kjo sallë dhe kjo shumë parash, pas një viti ose diçka më shumë, është “hedhur në kosh të plehrave”, sepse i gjithë investimi është bërë në një objekt privat ku ka qënë Drejtoria e Ujësjellësit, e cila më pas ka ndryshuar zyrat e saj dhe ka shkuar në një ambient tjetër, pas një investimi të bërë nga KFW Bankë.
Gjithçka duket e qartë. Tentakulat e inceneratorëve kanë qënë të shtrirë më parë edhe tek ujësjellësat. Kanë qënë të shtrirë edhe në Korçë. Kanë shkuar në Fier, në Berat. Dhe tani janë edhe në Tiranë.
Për ata që mendojnë se thjeshtë dhe vetëm gjithçka ka ndodhur me inceneratorët, dhe ai është i vetmi burim të ardhurash, gabojnë.
Janë disa dhjetëra miliona euro të përfituara nga Klodian Zoto, për disa sisteme ëirless për ujësjellësat. Të cilat KLSH, në Korçë i ka gjetur në shkelje të ligjit dhe ka rekomanduar edhe shkarkimin dhe ndjekjen penale të drejtorit.
Por, mesa duket nuk ka mjaftuar. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë hedhur diku poshtë, dhe Klodian Zoto dhe të tijët, kanë vazhduar qytet pas qyteti të çojnë ofertat e tyre, të detyrojnë ujësjellësat të blejnë matësat e tyre, të cilët i kanë quajtur një zgjidhje teknologjike dhe në të mirë të Ujësjellësave.
Kur, në fakt mënyra e vendosjes së tyre ka qënë katastrofë. Pa folur për problematikat e hasura. Për mosmarrjen në dorëzim të këtyre sistemeve dhe vetë rrjetit të vendosur të matësave, për shkak të problematikave që shfaqnin.
Dhe më pas me ndërhyrje apo me urdhër nga lart merreshin në dorëzim.
CNA.al do të vazhdojë në ditët në vijim të sjellë të tjera të dhëna, për të zbuluar komplet “tentakukulat e oktapodit”. Sesi është shtrirë rrjeti i kompanive të Klodian Zotos, jo vetëm tek inceneratorët, por edhe tek ujësjellësat dhe në investime të tjera, të cilat kanë të dhëna mjaft të dyshimta. Që tregojnë sesi kompani private përfitojnë miliona e miliona euro, nga taksat e qytetarëve, por edhe institucione shtetërore të cilat marrin kredi, zhyten në borxhe dhe në finale rezultati është “zero me bisht”. Dhe fitorja i përket xhepave të Klodian Zotos, i cili ofron matësa uji të pretenduar elektrik me wirless, të sistemeve të larta të sigurisë apo saktësisë. Por, që në fakt sipas disa të dhënave shpesh janë të pakolauduara, shfaqin probleme, sistemet në shumë raste kanë shfaqur problematika.
Nga ana tjetër qartazi duket se kemi të bëjmë me disa qytete ku janë përthithur nga ujësjellësat miliona e miliona euro nga kompania ITS, e famshmja e Klodian Zotos, e cila sipas të dhënave të publikuara nga CNA.al ka mundur të marrë dhe të ndërtojë inceneratoritn e Elbasanit, landfillin e Tiranës, atë të Fierit, të Vlorës dhe tashmë po zbulohen edhe fijet e tjera më të vjetra që kanë të bëjnë me milionat e eurove të përfituara nga ujësjellësat./CNA.al
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat
Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin
Mbi 120 planifikues ushtarakë nga 30 vende të ndryshme u mbl...
Fëmijët dhe mbesat e Koços na ftuan për kafe…E para erdhi va...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka vijuar me n...
Kompanitë që do të fitojnë qindra milionë euro, nga konces...
Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, nga dita e nesë...
Administratori i OSHEE, Ardian Çela deklaroi në mbledhjen e ...
Analisti Roland Lami u arrestua dy ditë më parë nga speciali...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka komentuar situa...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dy ngjarjet krimi...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër nd...
Rradhë të gjata automjetesh janë formuar sot përgjatë autost...
Nga Kastriot DervishiSipas fonogramit pa datë të muajit qers...
Drejtori i KESH Ergys Verdho, ka deklaruar se sasia e rezerv...
Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në emisionin E-Z...
Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim...
Nga Kastriot DervishiMe vendimin nr.229, datë 4.9.1973 Gjyka...
CNA.al, raportoi dje me fakte, se si Ervin Goxhaj, kreu i de...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Vijojnë kontrollet intensive për rritjen e parametrave të si...
Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...