LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna e Policisë ndaj qytetarit/ Ish-ministri reagon për skandalin

25 Tetor 2021, 07:03, Aktualitet CNA
Dhuna e Policisë ndaj qytetarit/ Ish-ministri reagon për skandalin

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj reagimit të Policisë e cila mohon dhunën ushtruar ndaj një qytetari.

Sipas Manjanit në një rast të tillë, maksimumi i drejtësisë, duhej të ishte që tjekalimi i dhunës duhet të hetohet.

?Nëse nuk ke apo paraqet kartën e identitetit policit rrihesh barbarisht.

Maksimumi i drejtësisë që jepet në tilla raste është një deklaratë e policisë që ?tejkalimi i dhunës po hetohet?. Ndoshta edhe ndonjë masë administrative.

Ama po të provosh ti kërkosh identitetin policit, të rrasin direkt brenda dhe me akuzë direkte ?kundërshtim i punonjësit të policisë?!

Pra për policin punon drejtësia penale, për individin jo?, shkruan Manjani duke përmendur dy standartet e drejtësisë.

E më thonë pastaj, shkruan më tej Manjani,  pse e quaj drejtësinë penale bolshevike.

?Akoma duhen prova për ta kuptuar?!

Le që muhabet kot. Përderisa opozita politike është bërë levë e partisë moniste në qeveri, bolshevizmin kemi hak?, ka përfunduar reagimin Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga