LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një lutje drejtuar Gjykatës së Lartë/ Letra që ngeli e panënshkruar

24 Tetor 2021, 17:57, Aktualitet CNA
Një lutje drejtuar Gjykatës së Lartë/ Letra që ngeli e

Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.229, datë 4.9.1973 Gjykata e Rrethi Shkodër dënoi me vdekje Dom Hil Gjonin (Mikel Beltoja). Pas dhënies së dënimit këshilltari ligjor Vangjel Mano i përgatiti një lutje drejtuar Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar ta nënshkruajë. Duke qenë se kish mbajtur një qëndrim të qartë kundër regjimit, kleriku refuzoi nënshkrimin. Figura e klerikut portretizohej kështu nga njerëzit e regjimit:

?Partinë, pushtetin dhe udhëheqjen tonë i konsideroi servilë duke i paraqitur pa ekuilibër dhe se i janë nënshtruar sa një shteti dhe një shteti tjetër. Bëri thirrje në sallën e gjyqit duke iu drejtuar të pranishmëve që të mos dëgjojnë fjalët e partisë dhe të Enver Hoxhës, por të kthehen në rrugën e Zotit, sepse do të vijë një ditë që do pendoheshin, por do ishte vonë. Në përgjithësi qëndrimi i tij ka qenë me shprehjet nga më armiqësoret kundër ideologjisë tonë marksiste-leniniste, partisë tonë dhe udhëheqësit shokut Enver?.

Dënimi me vdekje u la në fuqi me vendimin nr.1775, datë 6.12.1973 të Gjykatës së Lartë. Pas dënimit, kryetari i kësaj gjykate, Aranit Çela i shkruante Presidiumit të Kuvendit Popullor që të mos t?i falte jetën pasi i dënuari ishte ?armik i betuar i pushtetit popullor?, ?me personalitet të keq?, kishte thënë se udhëheqësit komunistë ishin servilë e të shitur, etj. Theksohej se refuzonte kategorikisht të kërkonte falje sepse nuk e quante veten fajtor. Ky ishte pushkatimi i fundit në formë të prerë i një kleriku që nënshkruante Aranit Çela.

 

Lajmet e fundit nga