LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Familja”/ Mitro Çela rrëfen bisedën e veçantë me fëmijët dhe mbesat e Koço Devoles  

25 Tetor 2021, 12:11, Aktualitet CNA

Fëmijët dhe mbesat e Koços na ftuan për kafe…E para erdhi vajza, Dorina. Në pritje të Filipit dhe të tjerëve, Dorina më tregoi:

-Babai ynë ishte i veçantë. Ai fliste pak, por ne qeshnim shumë sidomos me mimikën e tij: ai lëviste qepallat, ne me lot;rruthte ballin,ne zinim barkun me dorë; ngrihej, bënte lëvizje si Çarli Çaplini. Hajt e mos qesh!Babai e donte skenën.

Kur erdhi për herë të parë në Amerikë, ndenji katër-pesë vite. Punonte me Pëllumb Kullën. Por vite në shtëpi i vrejtur.

?Dua të dal në skenë?,-më thoshte.-?Më mungon publiku. Më mungon Filip Çakuli. Më mungon televizioni. Dua grup për të punuar. Kam bërë disa skenare, që i mbaj në sirtar. Më mungojnë shqiptarët që më përshëndesin rrugëve, që më duartrokasin me shpirt, kur dal në skenë. Për mua Amerika, jashtë shtëpisë, është e vdekur. Askush nuk të flet. Askush nuk të tund kokën.?

Erdhi Filipi në Amerikë. E pritëm dhe e përcollëm. Babai fluturonte: qeshte, fliste, tregonte. Një ditë na tha:-?Do të iki në Tiranë. Do të punoj me Filipin në Top Channel. Por do vi në Amerikë dy herë në vit,në dimër dhe në verë. Këtë “kontratë” e kam “firmosur” me Filipin.?

Babai ishte kuzhinier me famë. Gatuante me shpirt. I qante makaronat. Blemë një skarë. I blinte vetë mishin, peshkun, perimet, frutat. Gatuante duke treguar. Ishte artist edhe në gatim.

Babai na tregonte me humor: ?-Nuk di kur kam lindur: më 28 nëntor apo më 29 nëntor 1947?!? ?-Po u plake dhe u thinje?,-i thoshte mamaja,?-ende nuk e ke ndarë ditën e lindjes?!Nuk të shkon ky humor.? ?-Ok. Më kanë thënë se kam lindur në orën 12 të datës 28 nëntor. Po sikur ora të ketë qenë 00:05 ?

Normalisht i bie të kem lindur më 29 nëntor.? ?-Mbaji të dyja datat! Festo edhe ditën e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit.? ?-Nuk është kollaj. Po të kem dy datëlindje, gëzohen socialistët, por thartohen demokratët.

Sali Berisha i ka bashkuar 28 me 29, festën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit?!?

Kohë më parë shkova në aeroport. Do vinte babai nga Tirana. U ula. Pranë meje një djalë. Më morën nga shtëpia në telefon. Fola shqip. Më tha djali:

-Nga Shqipëria? Kë prisni?

-Babain.

-Edhe unë babain pres. Jam nga Korça.

Zbritën pasagjerët. Unë thirra: “Babush…Babush…”

-Pse vajza e Koço Devoles je?-tha djali.-Uaaa. Unë e adhuroj. Herë pas here i shoh filmat e tij. Kam blerë disa kaseta. Mundet t’i thuash të bëjmë foto?

Bëri foto. Nxori një bllok. I tha babit: “Mund të më bësh një autograf?”…Djali u larguar. Ishte shumë i lumtur!

Erdhën të gjithë. Porositëm kafe. I pari foli Filipi:

-Humbja juaj është e madhe. Dhimbje e thellë. Por edhe mua, më shumë se Mitros, do më mungojë njeriu më i dashur. Nuk ishim vetëm shokë. Ishim miq. Ishim bashkëpuntorë. Bashkë rrinim nga mëngjesi deri natën vonë. Qanim hallet. Por më shumë bënim humor. Kohët e fundit unë jam emëruar edhe drejtor i ?Portokallisë?.

Folëm për një rol të Koços në ?Portokalli?. Dhe ai nisi punën. Si zakonisht. Me zell. Me përkushtim…Zgjodhi personazhin. Shkroi skenarin…Do fliste edhe me regjisorin…

Kate Kastrati, mbesa e Koços,vajza e Dorinës (jeton në Amerikë) thotë:cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

-Xhaxhi Filip! Më ka mbetur merak: nuk arrita ta takoja gjyshin për herë të fundit.

Ai ishte gjithë bota për mua. Ai më ka mësuar ta dua humorin. Jo vetëm për të qeshur, por edhe për të kuptuar më mirë jetën. Ai bënte karikatura shumë të bukura. Kur i sheh, duket sikur flasin. I thashë një ditë: ?-Gjysh! Më bëj një karikaturë!? Më vështroi. Më rrotulloi. M?i nguli sytë. Tundi kokën: ?-Nuk të bëj dot karikaturë. Je shumë e bukur!…Kur të plakesh, do të të bëj gjyshi…

Sindi Devole, mbesa, vajza e djalit (jeton në Itali) tregon:

-Nuk do isha rritur si duhet pa dashurinë dhe kujdesin e gjyshit. Kur isha e vogël, me merrte në qafë. Kur u rrita pak, më merrte për dore më jepte akullore, më blinte lodra dhe libra për fëmijë. Pastaj veshje në dyqanet më të shtrenjta. Nuk kursente kurrë gjyshi. Shkova në fakultet. Gjyshi më paguante një pjesë të shpenzimeve. Mbarova fakultetin. Po bëj masterin. Gjyshi çdo muaj më dërgonte nga 300 euro.

Ne takoheshim shpesh në Tiranë, në Itali,në Amerikë. Na mblidhte, na fliste për Shqipërinë. Na tregonte për Tiranën, Kuçovën, por edhe për Sinjën, fshatin në Berat nga e kishim origjinën. Me gjyshin e kam mbajtur gjallë të folurën shqip. Bëj gabime, por gjyshi më korrigjonte me humor…

Koçoja ka dy djem: Endrin dhe Gencin. Endri jeton në Itali. Jemi miq në facebook.

Më ka dërguar foto shumë të bukura të Koços. Genci jeton në Tiranë. Takohemi herë pas here. Një ditë e ftova për kafe.

-Filipi më tha që kemi dëshirë të bëjmë varrin e babait.

-Gjë e bukur, por duhet të bisedoj me mamanë.

Pas disa ditësh më telefonoi. “Fola me mamanë. Ka vendosur ta bëjë vetë varrin.”

Kam një mik, Ilir Hoxhën, skulptor dhe biznesmen. Punon me mermer. I shkova një ditë me Ezmerkën në fabrikë. Do bënim disa punime në shtëpi.

-Të lexoj në facebook. Me se po merresh këto kohë? -më pyeti skulptori.

-Po bëj një libër për Koço Devolen.

-Me Koçon ishim miq të vjetër. Ka ardhur disa herë për të parë skulpturat e mija.

Unë e adhuroja si aktor. Kam një dëshirë: A mundet të vendosësh në kopertinë të librit një sklupturë të Koços? Në se po, që nesër do të filloj nga puna…

U ndava me skluptorin dhe ftova për kafe Gencin. Erdhi duke qeshur;

-E di çfarë më ndodhi? Kisha lënë pak mjekër…Gjeta belanë rrugës: “Uaaa Koçoja?! E kemi lexuar gabim lajmin! Nuk paska vdekur!” Më përqafonin. Donin të bënin foto. Shkova në shtëpi, rrova mjekrën.

I tregova për skluptorin. Vendosëm të shkonim në fabrikë. Skluptori pranoi ta bëjë varrin. Na dha disa variante. Genci zgjodhi dy.

Disa ditë më vonë pimë kafe me djalin e Koços. Më thotë:

-Kemi gjetur një varjant më të bukur. Falenderoje skluptorin…

Lajmet e fundit nga