LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-I burgosuri shqiptar në Ekuador, bosi i kokainës?!/ Në gjurmët e trafikantëve shqiptarë

28 Tetor 2021, 12:51, Politikë CNA

Operacioni Sky ECC që u zhvillua mbrëmjen e 25 tetorit në Belgjikë kundër krerëve të mëdhenj të tregtisë së drogës në BE, që çoi në arrestimin edhe të zyrtarëve publikë dhe detektivëve të policisë, nxori në dritë një rol të madh të grupeve kriminale shqiptare në futjen e kokainës në Europë, që nga vendet e origjinës në Amerikën Latine. Kokaina në Kolumbi blihej prej tyre me afro 1300 dollarë dhe në momentin kur arrinte në njërin nga portet e mëdhenj të BE-së, arrinte nga 2500 deri në 5000 dollarë.

Shqiptari i vetëm i dënuar si trafikant kokaine në Guajakil të Ekuadorit është Gramoz Rexhepi, por a është ai ?mbreti shqiptar? i kokainës?! Përgjigjen e dha bashkë me hollësi të tjera për grupet kriminale shqiptare dhe rolin e tyre në trafikimin e drogës në BE, gazetari Julian Kasapi i A2 në emisionin ?Kafe Shqeto? të SYRI TV, i pyetur nga Dori Daka dhe Flavio Qarri.

Dori: Julian, mega-operacioni në Belgjikë, pse pikërisht në këto momente? Cila është domethënia?

Julian Kasapi: Operacione të tilla, nëse mund të flasim për Belgjikën ose siç janë portet e mëdhenj si Antverp dhe Roterdam, janë fundi i një zinxhiri që nis në vendet e origjinës, kryesisht në Amerikën Latine.  Në momentin që kemi kaq shumë shqiptarë të përfshirë ose pjesa më e madhe  e grupit përbëhet nga shqiptarë, mund të themi se tashmë është krijuar një infrastrukturë gati – gati perfekte që në vendet e origjinës ku shqiptarët bashkëpunojnë edhe me persona me shtetësi të tjera që përbëjnë atë që quhet në Amerikën Latine,?grupet e Ballkanit Perëndimor?, për të siguruar: infrastrukturën, magazinimin dhe transportin e kokainës.

Ky transport tani bëhet dhe nga grupet shqiptare, të cilat i kanë tejkaluar edhe grupe kriminale si ?Ndrangheta italiane, por që janë fuqizuar aq shumë sa të gjithë transportin e kokainës arrijnë ta bëjnë vetëm deri në vende si Belgjika apo Roterdami.

Belgjika është një ndër vendet, po duhet të kuptoni se më pas e gjithë kjo kokainë transportohet drejt Bashkimit Europian, edhe në Holandë, në Gjermani, në Zvicër e shumë vende të tjera.

Flavio: Kjo kokainë që blihet direkt në burim, a blihet vetëm për llogari të grupeve shqiptare apo grupet shqiptare nëpërmjet bashkëpunimit me krimin e organizuar italian, blejnë dhe për ata?

Julian Kasapi: Në vendet e origjinës ekzistojnë tri mënyra sesi grupet kriminale veprojnë. Të paktën sipas autoriteteve në Amerikën Latine, fillimisht kokaina blihet në dy shtete, siç është Kolumbia apo Peruja ? të paktën këto janë dy shtetet ku më së shumti grupet kriminale, mes atyre dhe shqiptare.  Se shqiptarët nuk operojnë të vetëm, por edhe me shtetas boshnjakë, serbë, kroatë, maqedonas, këto janë ato grupe që përbëjnë ?Ballkanin Perëndimor?.

Sigurisht ?liberalizimi i vizave? është i arrirë akoma më shumë mes grupeve ose mes mafias, pra ata kanë një bashkëpunim mjaft të gjerë e pasi kokaina blihet në këto vende të origjinës si Kolumbia, kokaina kolumbiane blihet nga grupet kriminale deri në 1300 dollarë.

Më tej, kur futet në territorin e Ekuadorit, se Ekuadori është vendi ose pika kryesore e transportimit të kokainës drejt vendeve të BE si Spanja, Belgjika ose Holanda, në Ekuador kjo kokainë varion nga 1500-1700 dollarë. Më pas, grupet kriminale shqiptare mes atyre grupeve kriminale, arrijnë ta fusin nëpër kontenierë në bashkëpunim dhe me persona që punojnë në porte, duke variuar ky çmim nga 2500 deri në 5000 dollarë.

Njëra nga mënyrat është direkt në biznes, ku grupet kriminale arrijnë futen në biznese të ndryshme, kryesisht të vogla dhe nëpërmjet tyre bëjnë futjen e kokainës menjëherë, siç është biznesi i bananes.

Një nga mënyrat e tjera është ajo që krijohen si në formë tentakule, ku grupet kriminale kanë lidhjet e tyre në Kolumbi, lidhjet e tyre në Ekuador ku bëjnë magazinimin e kokainës. Është një proces mjaft i vështirë ku duhet të bëhet dhe magazinimi i kokainës e më pas futja në kontenierët e portit.

Mënyrat e tretë që njihet rëndom,është ajo që  ndonëse në port ka shumë skanime për të pikasur kokainën, bëhet ajo që njihet si ?anija karantinë?; anija del nga porti dhe në det të hapur,  grupet kriminale me kapitenët e anijeve futen në brendësi të anijes dhe bëjnë hapjen e kontenierëve dhe kontaminimin e tyre me kokainë.

Dori: Në fakt janë zbuluar edhe të dhëna tronditëse për një ushtrim ekstrem dhune, mes anëtarëve të të njëjtit grup ose grupeve të ndryshme. Si e shpjegon këtë ushtrim ekstrem dhune, prerje kokash, gjymtime…?

Julian Kasapi: Rivaliteti nis kryesisht që në vendet e origjinës dhe këtu nuk bëhet fjalë për çmimin e kokainës, por për zotërimin e territoreve. Zotërimi i territoreve dhe pastaj transporti i kokainës ? këto janë dy proceset kryesore. I pari është zotërimi i territorit dhe lidhja me grupet vendase për të marrë sa më shumë kokainë, bërë sa më shumë dërgesa dhe i dyti, transporti – një pikë tjetër që krijon përplasje midis grupeve kriminale, se për të mbërritur nga Amerika Latine në vendet e BE ka krijuar përplasje të mëdha dhe mes grupeve kriminale.

Ne kemi parë që këto përplasje kanë mbërritur deri në vendet e origjinës, në Ekuador ose në Guajakil dhe e njëjta histori do të ndodhë edhe në BE apo në vendet siç është porti më i madh, porti Antverp i Belgjikës apo i Roterdamit. Më pas kjo përplasje do të vijojë edhe aty se bëhet fjalë për të njëjtën gjë, tranportin dhe shpërndarjen e kësaj lënde narkotike.

Flavio: Pasi ua rrestua Otonieli, një nga mbretërit e kokainës në botë, cili do të ishte, mos t?ia bëjmë komplimentin në këtë formë, cili do të ishte ?Eskobari shqiptar? i drogës?

Julian Kasapi: Përsa i përket Shqipërisë, faktisht është folur shumë në media për emra konkretë, por që sigurisht ka edhe emra të tjerë të cilët nuk njihen, që kanë më shumë se 15 vjet ose 20 vjet në Ekuador. Nuk mund të flasim për persona në nivel kaq të lartë sa i përket trafikimit të kokainës, që janë pjesë e Shqipërisë.

Por, në Shqipëri është folur vazhdimisht për Gramoz Rexhepin. Ai është një i burgosur në Guajakil, është në burgun La Regional në zonën e Guajakilit. Tashmë ai bën rreth 7 vite që është arrestuar; bëhet fjalë për një operacion Ballkani ku u kapën rreth 230 e ca kg kokainë.  Por nuk mund të flasim për një person që mund të quhet të paktën deri në nivele të larta të trafikimit të kokainës, pasi atë që m?u tha atje dhe po e them këtu, nuk është se shefat ose krerët bosët e drogës kanë dëshirë të rrinë në burg dhe Ekuadori është një vend ku mund të dalësh lehtësisht nga burgu nëpërmjet korrupsionit, sistemi i drejtësisë apo policia është mjaft e korruptuar dhe kjo bën që të ketë nivel mjaft të lartë krimi, por mund të them se ka edhe persona të tjerë që jetojnë prej më shumë se  15 apo 30 vjetësh në Guajakil. Nuk jam unë personi që mund të them emra, por autoritetet shqiptare, që të bëjnë të mundur identifikimin e tyre.

Mund të them se grupet kriminale shqiptare në bashkëpunim dhe me grupe të tjera, se ka grupe më të fuqishme, siç janë serbët apo kroatët a maqedonasit a boshnjakët që bashkëpunojnë midis njeri-tjetrit duke sjellë kështu edhe përplasje, duke krijuar organizata më të komplikuara, por në Shqipëri nuk është gjithçka ajo që thuhet në Shqipëri. Nuk është kreu i një grupi kriminal ose siç është një person si Rexhepi që të mund të thuash se ky është ?kumbari? i kokainës apo çdo lloj epiteti tjetër, pasi ka dhe persona të tjerë që janë jashtë hekurave, jashtë burgjeve dhe vijojnë aktivitetin e tyre kriminal.

Ajo ç?ka mbetet për mendimin tim, që është disi problematike, është se grupet shqiptare duke pasur historikisht lidhje edhe me mafian italiane, tashmë kanë arritur ta bëjnë të gjithë historinë vetëm, nuk kanë më nevojë për grupe italiane, se kanë kontaktet e tyre në Kolumbi, në Peru, kanë persona të tjerë që janë në Ekuador që bëjnë të mundur dërgimin e parave dhe magazinim e kokainës, por ata janë të lidhur edhe me autoritetet portuale, edhe me persona brenda në port; pra këta persona që jetojnë në Ekuador, ka një pjesë shqiptarë – në Ekuadoar mund të ketë mbi 500 shqiptarë që jetojnë atje – dhe më pas bëjnë të mundur trafikimin e kokainës drejt vendeve të BE.

Kjo është pika që mendoj se duhet të goditet, pika ku autoritete shqiptare duhet të fokusohen. Në dijeni time mund të ketë edhe ndonjë inkursion të autoriteteve shqiptare deri në Ekuador, të paktën nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme…?/ Syri

Intervista e plotë:

Lajmet e fundit nga